Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

22 Shtator 2026, 17:15Blog TEMA
Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat

Nuk po i duket fundi luftes se gjykatesve e prokuroreve per rritjen e rrogave te tyre, edhe pas miratimit te ligjit perkates nga Kuvendi i Shqiperise. Ata e  çuan  çeshtjen  prape ne Gjykaten Kushtetuese, sikur kjo te mos kishte pune tjeter, por te merrej vetem me rrogat e tyre per muaj me radhe.

Deri tani ata, gjyqtaret dhe prokuroret, bashke me shoqatat e tyre, i kane zgjidhur te gjitha  çeshtjet e tjera te drejtesise shqiptare; e kane ndare me “peshoren e drejtesise” te drejten nga e shtrembra; i kane zgjidhur me “konsensus” te plote konfliktet e tyre me avokatet per  çeshtjet e transparen çes se gjyqeve; e kane kenaqur pra popullin e tyre me drejtesi te pafund. Nuk gjen dot asnje njeri sot ne Shqiperi qe te thote nje gjysme llafi te keq per gjykatesit e prokuroret, qofte larg!

Tani u ka mbetur pa u zgjidhur (ashtu siç e duan ata) vetem problemi i rrogave te tyre te vogla shumemilioneshe. Per kete arsye kane vendosur t’u hapin lufte frontale edhe njehere tjeter ne Gjykaten Kushtetuese njeherazi Parlamentit, qeverise dhe Presidentit te Republikes , te bindur se e drejta e kulluar eshte vetem me ta. Nderkohe, 500 mije pensioniste shqiptare e kane pensionin me pak se 200 Euro ne muaj.

Ne keto rrethana aspak premtuese per daljen me “paqe” nga ky konflikt absurd, kur nuk pin me uje as dialogu i kerkuar nga qeveria, mbeten vetem dy zgjidhje te situates me “duar te pastra” per problemin. E para: Gjykata Kushtetuese t’u thote atyre, gjykatesve dhe prokuroeve pra: Une nuk merrem me me kete pune.  Çfare kisha per te thene e thashe para 7 muajsh. Me kaq mbyllet puna ime me rrogat. Nuk jam une shefi i llogarise i ndermarrje qe quhet Shqiperi. Jam Gjykate Kushtetuese. Une nuk mund te dal mbi parlamentin i  cili eshte autoriteti i vetem qe miraton “kuleten” e parave ne Shqiperi ne ate qe quhet Buxheti i Shtetit. Dhe parlamenti foli qarte me 84 vota per kete problem.

Per me shume, t’u thote Gjykata gjykatesve dhe prokuroreve, lexo Kushtetuten. Neni 2, fraksion 1: “Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i takon popullit. (jo Gjykates Kushtetuese. H.J) Neni 2, fraksion 2: Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij (kupto: deputeteve) ose drejtpersedrejti (kupto me referendum) 

Keshtu Gjykata Kushtetuese do te vriste tre zogj me nje gur. E para, do te ruante nderin dhe autoritetin e vet, nga rreziku i kthimitt e saj ne nje institucion bakallesh. E dyta do t’i shpetonte ketij populli nja 20 milione Euro qe do te harxhoheshin per nje referendum ne thelb te panevojshem. E treta, do ta linte popullin e vet me nje dhimbje koke me pak prej “tam  – tameve” referendare gati dy –mujore. Kjo do ta nxirrte Gjykaten Kushtetuese me faqe te bardhe nga ky siklet i “sokakut te marreve” (toponim nga Gjyrokastra ky) ku po kerkojne ta fusin.

Rruga e dyte: organizimi (i detyruar) i referendimit kombetar per rrogat me pyetjen e thjeshte: A jeni dakord ju, te dashur atdhetare, qe rroga me e larte ne Republin e Shqiperise te jete ajo e Presidentit te Republikes dhe jo ajo e gjykatesve dhe prokuroeve? Ose di çka tjeter e tille. Mazhoranca i ka ne dore te gjtha “veglat” per te bere kete brenda tridhjete diteve: Edhe Kuvendin, edhe qeverine, edhe Presidentin.  Çfare duhet tjeter? Ne vitin 1994 Berisha e organizoi referendumin kombetar brenda 26 ditesh.  Referendumi do te ishte “ çelesi i arte” qe do t’i vinte kapak floriri per nja tridhjete vjetet e ardhshme sherrit per rrogat e gjykatesve dhe prokuroeve. E thote Kushtetuta (Lexo me lart)

Shqiperia ka pervoje ne fushen e referendumeve. Jane tre te tille ne shkalle vendi deri tani, perkatesisht ne vitin 1994 per kushtetuten, ne vitin 1997 per formen e regjimit dhe me 1998 po per Kushtetuten. Ne rastin e tanishem gjyqtaret dhe prokurorret do te kishin mundesine fatlume te dilnin ne fushate e t’i benin thirrje popullit qe te votonte per rrogat e tyre, te gjykatesve dhe prokuroreve pra ne referendum. Dhe populli do te shkonte te votonte me dashuri te madhe per ta, ashtu siç votonte  per gjyqtaret edhe ne kohen e Enverit, qe ne oren gjashte te mengjesit, pa u zbardhur mire dita. Veçanerisht ata 500 mije pensionistet qe e kane pensionin me pak se 200 Euro ne muaj.

Ne referendumin e vitit 1994 gati 100 mije vota dolen te pavlefshme, sepse votuesit kishin shprehur “dashurine” e tyre te pakufishme per pushtetin, duke shpalosur ne fletet e votimit te gjithe fjalorin pezhorativ te gjuhes se pasur shqipe, qe nga koha e origjines indo – evropianishte te saj, per shefin e referendumit, Berishen dhe qeverine e tij te kohes. Eshte mire te nxirren mesime nga historia jone e re demokratike ne fushen e referendumeve. Sipas sondazheve sotme te mediave, mbi 70 perqind e shqiptareve nuk e miratojne marrezine e rrogave te gjyqtareve dhe prokuroreve, kur rroga e kryetarit te Gjykates se larte shkon te 9000 euro ne muaj e kerkon edhe me tej.

Ne kete rast te referendumit edhe Gjykata Kushtetuese nuk do te shpetonte dot pa “u lagur” me veprimet e saj, pas rezultatit te qarte qe tani te tij, ende pa u zhvilluar.

9 Komente

  1. K
    Kiri

    Shume e drejte te pyetet POPULLI per rrogat e kesaj celule terroriste te Sali serbit qe vetem drejtesi nuk jep

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe

      Jo mo Jo kjo teza që i ka saliu Ju duhet hajdutëve, pse deputetë që 80% janë memece nuk flasin nuk prezantojnë asnjë projekt-ligj marrin 4-5 mijë euro rroga? Nëpunësit shtetëror nga ministrat 8-10 mijë eueodhe sidomos policia duhet ta kenë me ligj minimum 2.500€ se nuk luftohet korrupsioni me 800€ rrogë Referendum bëhet për çështje kombëtare si Zvërneci, Sazani etj jo për rrogat e gjyqtarëve që janë shtylla e mbrojtjes së kushtetutës

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!

        Cfare flet ky more.....ky vend ka patur nje mije halle te tjera qe ndikonin direkt te populli ...dhe nuk u lejua te beheshin referendume....tani duhet te bejme referendum per rrogat e gjykatesve........

        Përgjigjjuni
    2. D
      Duhet bëre referendum popull!

      Te lumtë! Unë jetoj në USA dhe po bëj një paralelizem me shkrimin tënd. Ditën e votimit ne Amerike, fleta e votimit ne kryje pika 1ka zgjedhjen e presidentit. Pika 2 ka zgjedhjen e senatit. Pika 3 zgjidhen kongresmenët. Pika 4 kryetari i gjykates. Pika 5 kryeprokurori. Ketu mbaron zgjedhja federale. Me poshte vijojnë zgjedhjet e shteteve. Me poshte te qytetit ku jeton perfshihen gjith problematikat madhore deri në prerja e një peme. Kjo behet per mos kete kosto te lartë votimi ne çdo shksllë duke i permbledhur në një flete votimi. Ne rastin konkret le te arxhohen ato 20 miljon euro per kete problem ama bihem reat si popull.!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbi

        Duket që nuk ke haber fare, po fare, nga ky lëmë...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ard

          Shto ne referendum edhe rrogat dhe privilegjet e deputeteve.

          Përgjigjjuni
          1. k
            keqardhje

            Sot, ne kushtet kur shume shqipefoles ne bulevard apo pallatet e drejtesise, ne mazhornace apo opozit, e vetmja rruge demokratike per zgjidhjen e problemeve shqiptare eshte REFERENDUMI POPULLOR, fjala e fundit dhe me e larta ne demokraci. Prandaj, Edi Rama dhe mazhoranca te shpalle referendumin per nje sere çeshtje duke mbyllur plaget qe po shkaterrojne huliganet. Nuk mund ta mabjne bran Shqiperine kriminelat, hajduyay dhe tradhetaret, manipuluesit dhe ata qe furnizohen nga jashte me para e dogma.

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni mavrija

              Le te behet referendum dhe te percaktohet raport i rrogave(pensioneve) per te gjithe administraten deri te deputetet e presidenti.Ato qe jane vendosur deri tani jane abuzime te pajustifikueshme me gjakun e popullit, jane veprime shushunjash.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Ata , dmth gjykatesit dhe prokuroret nuk i kerkojne se keshtu ju ngrit ne nje mengjes te bukur ...por kane para qe derdhet paraja e zeze , shperdoret gjithndej , rembejne qeveritaret e akuzuar per shperdorim dhe mosedim dhe thone : perse mos te perfitojme dhe ne nga okazioni , ci qi temen se kur dhe kush do i paguaj ato fonde , ne te jemi mire dhe te kenaqur ...se nese mendoni se ato para dalin nga buxheti gaboheni ....qeveritaret tane marin borxhe neper banka te ndryshme dhe cu japin partneret tane europiane ...keto kerkojne pirankat e drejtesise ...per mendimin tim krejt personal , qeveria ose parlamenti nuk duhet te beje pas dhe te jap OK , pasi dihet boterisht qe drejtesia eshte vetem fillimi me pas orteku i kerkesave do filloj e sdo mabroj ...keshtu qe nje JO te madhe , nuk jane keq , dhe ne propocion me cjapin te marin , e nuk jane ne nivelin e kerkuar , sa qe Berisha vodhen sa deshin tani kerkojne me teper ....shifni pensionet se ne cnivel jane pastaj kerkoni ...nuk mund te kete 500 mije pensione ne 200 Euro dhe ata kerkojne 10 fishin ....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje