Regjisori Mevlan Shanaj ka denoncuar regjisorin Ilir Butka, ku i është përgjigjur akuzave.
Shanaj e ka titulluar reagimin e tij “Fuçia bosh që zhurmon në kalldrëm” dhe e ka zhvendosur debatin te veprat artistike të Ilir Butkës.
Në fillim, Shanaj u bën thirrje mediave që të verifikojnë informacionin përpara se të përdorin cilësime profesionale për persona të caktuar.
“Verifikoni faktet. Kjo është detyra e standardit më minimal profesional të mediave. Njihni ndonjë film të këtij njeriu?”, shkruan Shanaj.
Përgjigja e aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj është e drejtpërdrejtë dhe përmes një pyetje retorike, ai kërkon që të publikohet një vepër e vetme e Ilir Butkës, pasi ky i fundit mban dhe titullin regjisor.
“Çfarë kemi realisht nga Ilir Butka si regjisor, si aktor, si producent, si krijues? Ku janë veprat? Cilët janë filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare?”.
Shanaj thotë se në art janë veprat ato që mbeten, ndërsa postet, titujt, konferencat dhe deklaratat mediatike nuk mund t’i zëvendësojnë ato.
“Sepse në art mbeten veprat. Jo postet. Jo titujt. Jo konferencat. Jo deklaratat mediatike. Jo CV-të e stërzgjatura”, shprehet ai.
Duke iu referuar përvojës së tij në film dhe televizion, Shanaj thotë se ka punuar në filma artistikë e dokumentarë dhe ka bashkëpunuar me figura të njohura të kinematografisë shqiptare.
Në fund, ai e lidh debatin me atë që e quan standard në kulturë dhe ngre pyetjen nëse në shoqëri “zhurma” po zëvendëson veprën.
“Ku jemi si shoqëri kur zhurma fillon të zëvendësojë veprën, kur postet fillojnë të zëvendësojnë autorësinë?”, shkruan Shanaj.
Ai e përfundon reagimin me një apel: “Duhet mbrojtur minimalisht një standard!”.
FUÇIA BOSH QË ZHURMON NË KALLDRËM
Në radhë të parë, kërkoj dhe u bëj thirrje mediave që, përpara se të emërtojnë një individ me një cilësim profesional — si në rastin e personit të vendosur krahas meje, i cili cilësohet “regjisor” — të verifikojnë informacionin: cilat vepra ka realizuar ky person si regjisor?
Verifikoni faktet. Kjo është detyra e standardit më minimal profesional të mediave. Njihni ndonjë film të këtij njeriu?
Keni parë ndonjëherë një film të vetëm që mban emrin e z. Butka si regjisor? Cili film është ky?
Më vjen ndër mend një fabul e vjetër: fuçia bosh që zhurmon me zhurmë në kalldrëm. Sot, në këtë fabul, fuçia ka edhe një emër: Ilir Butka.
Çështja që më shqetëson është shumë më e rëndësishme: çfarë ka sjellë realisht në art njeriu që vendoset në qendër të kësaj zhurme?
Sepse në art mbeten veprat. Jo postet. Jo titujt. Jo konferencat. Jo deklaratat mediatike. Jo CV-të e stërzgjatura.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja ime: Çfarë kemi realisht nga Ilir Butka si regjisor, si aktor, si producent, si krijues?
Ku janë veprat? Cilët janë filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare?
Filmi i një regjisori, qoftë edhe një film i vetëm, ose është, ose nuk është!
Kam kaluar një jetë në këtë profesion. Kam punuar në film dhe televizion, kam bërë filma artistikë e dokumentarë, kam bashkëpunuar me njerëz të mëdhenj të kinemasë shqiptare dhe di shumë mirë se çfarë do të thotë të krijosh një vepër.
Prandaj kam të drejtën të pyes median që e quan regjisor këtë person. Ku jemi si shoqëri kur zhurma fillon të zëvendësojë veprën, kur postet fillojnë të zëvendësojnë autorësinë?
Ndoshta kemi një problem shumë madhor sot me kulturën e një vendi. Pse po lejojmë që një art me një histori kaq të pasur të drejtohet nga zhurma dhe jo nga vepra?
Kjo është arsyeja pse sot po flas. Duhet mbrojtur minimalisht një standard!
Ndërkohë, një ditë më parë, në një reagim të gjatë, Butka shkruan se acarimi i shfaqur së fundmi në publik është, sipas tij, pasojë e humbjes së kontrollit mbi atë që e konsiderojnë pronë të tyre.
“Përballja me rezistencën e status quo-së ishte e pashmangshme. Acarimi i shfaqur së fundmi përmes retorikës së pakontrolluar, teatrale dhe harbute nuk është gjë tjetër veçse simptoma e qartë e panikut që sjell humbja e kontrollit mbi atë që ata e konsiderojnë pronën e tyre: kinematografinë shqiptare”, shprehet Butka. A.K./TemA
Pergjigja eshte e persosur, ne Shqiperi mediocracia eshte bere norme fhe jane ne mode qe japin leksione ne fusha perkatese, keta jo vetem qe ekspozojne idiotesine e tyre por demtojne dhe fushen qe ata “ perfaqesojne “ ….shikoni qe nga institucioni i Akademise se “antishkences “ ne shqiperi dhe per te mos vazhduar me tej, ne artet dhe kulture….
Zoti Shanaj, mos humbisni kot kohen! Eshte njesoj si te luash shah me nje pellumb: pellumbi do rrezoje gjithe guret, do leshoje glasen, dhe do te largohet triumfator, 100% i bindur se e ka fituar lojen. Veprat tuaja dhe gjithe atij brezi tejet te talentuar, flasin vete, kush di dhe nuk eshte dashakeq i vlereson. Edhe ne kushtet e veshtira te diktatures, me friken e perhershme se nje dite do te trokiste heret pa gdhire dera, ju ditet te benit art, art qe nuk vdes kurre, dhe u shperblyet per kete me nje rroge mediokre, njesoj si shume burokrate qe dinin te prodhonin vetem pordhe dhe letra anonime kunder jush. Ju faleminderit, vleresimin monetar qe meritoni nuk ua japim dot, por te pakten mirenjohjen e pakufishme!
Fort i nderuar Mevlan.Ca meresh me injorant te kalibrit " injorant jo ne fuqi 2,apo 3,apo 4 po ne fuqi injorant".Aftesia me e madhe e te pa afteve eshte te hiqen si te afte. Nje fjale e urte shkodrane thote " jashte lala- lila brenda me bizhdila".Ne kihen e sotme boll te lesh mjeker,te llakosesh nga surrati, etj etj dhe menjehere behesh artist,shkencetare,filozof e cdo gje por ne fund te dites mbetesh vec nje mut.