
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar përfundimin e SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me ndërtimet e kryera nga firma ‘Gener 2’ e biznesmenit Bashkim Ulajt në Rrjoll, aty ku banorët kanë protestuar që prej 8 muajsh.
Gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi urdhëroi SPAK-un që të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet lidhur me projektin “Baks Bay”. Tanimë SPAK duhet të hetojë akuzat e ngritura ndaj shtetasit Fatmir Shpellza për falsifikim dokumentesh dhe kompanisë “Gener 2” për ndërtim të paligjshëm.
Prej muajsh banorët përplasen fizikisht me policinë dhe rojet private të sigurisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Ata pretendojnë se resorti po ndërtohet në tokën e tyre që u është marrë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Versus.al

