AKTUALITET /

"Fëmija im nuk ka më baba", partnerja e shqiptarit që u v*a teksa vidhte në Itali: Jam e shkatërruar

Shkruar nga Versus
"Fëmija im nuk ka më baba", partnerja e shqiptarit që u
Gjovalin Lazri

Partnerja e Gjovalin Lazrit, 36 vjeçarit shqiptar që u vra mesnatën e së dielës në Itali teksa kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, ka folur për mediat duke shprehur zbrazëtinë e lënë nga i ndjeri.

“Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Nuk ka njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë ndaj të cilëve është e drejtë të qëllohet”- tha ajo.

Fjalët e përcjella përmes avokates së saj, tregojnë se gruaja e cila ka një fëmijë me 36 vjeçarin e ndjerë, kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Djali im nuk ka më baba dhe unë jam e shkatërruar nga dhimbja. Dua që e gjithë e vërteta të dalë në dritë. Kërkoj vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj”- mësohet të jetë shprehur ajo.

Nën hetim për vrasjen e Lazrit është Roberto Mollo, 35 vjeçari italian i cili ndodhej në shtëpi në momentin kur pa se disa persona përfshirë viktimën, kishin hyrë të vjedhnin në shtëpi. Ai po hetohet për veprën penale të vrasjes me dashje pasi hapi zjarr drejt të riut shqiptar duke e lënë të vdekur.

I ndjeri jetonte me gruan dhe djalin e tij në periferi të Torinës. Fqinjët dhe klientët e lokalit ku punonte e përshkruanin si një njeri të qetë dhe që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme. Madje disa prej tyre shprehën habinë që 36 vjeçari ishte marrë me vjedhje. Versus.al

Poll