FOTO/ Jennifer Lopez shfaqet në superformë në Milano, ylli i Hollywood-it zgjedh një paraqitje ekstravagante

22 Shtator 2026, 17:00Lifestyle TEMA
FOTO/ Jennifer Lopez shfaqet në superformë në Milano, ylli i

Jennifer Lopez është shfaqur në Milano në një prej eventeve të Javës së Modës, duke zgjedhur një kombinim elegant, por edhe mjaft të guximshëm.

Këngëtarja 57-vjeçare u fotografua me një këmishë të bardhë të lënë të hapur, duke zbuluar reçipetat poshtë saj. Ajo e kishte kombinuar veshjen me pantallona elegante me bel të lartë dhe taka me platformë.

Pamjen e kompletoi me një çantë të vogël të zezë nga Dolce & Gabbana, duke ruajtur stilin glamuroz që e karakterizon.

Lopez pritet të marrë pjesë edhe në sfilatën e Brunello Cucinelli-t gjatë Javës së Modës në Milano. Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë qenë më herët të lidhur me markën si admirues të saj.

Pas angazhimeve në Milano, Lopez pritet të udhëtojë drejt Kanës, në Francë, ku do të marrë pjesë në NRJ Music Awards. Artistja është nominuar përkrah emrave të njohur të muzikës, mes tyre Harry Styles, Ariana Grande dhe Bad Bunny.

2 Komente

  1. T
    Tironci

    Ku i gjen keta gazetar or Mero ? fshatar i pa pare ne TV tona dalin gocat me gjysmen e gjoksit jasht e me shalet e kritura e te hapura qe duken breket e ato qe nuk kane dihet cfare duket , e ky shfatari yt o Mero thot se Lopez ka dale ne rruge me veshje estravagante !

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Jo nuk eshte ekstravagante, keto i ka praktikuar me kohe, tani eshte serioze se po pregatit martesen e 45. O me cfare meren gazetat tona ,se bashku me ne.......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje