Portieri i Udinezes, Maduka Okoye, është rikthyer në qendër të mediave rozë, këtë herë pas disa pamjeve ku shfaqet në shoqërinë e modeles dhe moderatores italiane Belen Rodriguez.
Okoye dhe Belen janë filmuar gjatë një mbrëmjeje në një lokal në Milano, ku duket se kanë kaluar kohë së bashku dhe janë parë duke kërcyer. Pamjet u publikuan në rrjetet sociale dhe menjëherë nisën komentet për një afërsi të mundshme mes tyre.
Mbrëmja ishte e veçantë edhe për një arsye tjetër. Belen po festonte 42-vjetorin e saj në lokalin “El Porteño Prohibido”, ndërsa në disa prej videove të publikuara nga festa shfaqet edhe portieri i Udinezes.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim se mes tyre ka një lidhje sentimentale. Mediat italiane e kanë trajtuar situatën si një tjetër episod që ka ngjallur kuriozitet rreth jetës private të dy personazheve.
Emri i Okoyes është përmendur së fundmi edhe në lidhje me reperen amerikane Cardi B. Të dy janë fotografuar në disa raste dhe prania e tyre së bashku kishte nxitur më herët spekulime për një afërsi mes tyre, por as në atë rast nuk pati një konfirmim zyrtar për lidhje.
Sa i përket Belen Rodriguez, ajo është beqare pas përfundimit të marrëdhënies me trajnerin personal Gaetano Fidanzati.
Kështu, një video e disa sekondave nga një mbrëmje në Milano ka mjaftuar që portieri 26-vjeçar të rikthehet sërish në faqet e mediave rozë. Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë thjesht për një mbrëmje mes miqsh apo nëse mes Okoyes dhe Belen ka diçka më shumë.
Burimi: Corriere della Sera
Ja llokoçiska marmiten kesaj ky portieri,panvarsisht se jane "shoke".
modeles dhe moderatores italiane Belen Rodriguez. Okye belen ..... gjakdhjer te paster ...jovetem shqiperia e shtrenjt eshte plot me gjakdhjere ...por dhe italia e mjer ......