Reforma Territoriale - Librazhdi voton pro bashkimit me Prrenjasin, dështon opozita në Këshillin Bashkiak

22 Shtator 2026, 17:00Politika TEMA
Reforma Territoriale - Librazhdi voton pro bashkimit me Prrenjasin, dështon

Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar sot pro propozimit për bashkimin e Bashkisë Përrenjas me Bashkinë Librazhd, në kuadër të procesit të Reformës Administrative-Territoriale 2.0.

 

Vendimi u mor pas përmbylljes së dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, ndërsa reforma territoriale ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së sotme.

Nga 21 anëtarë që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Librazhdit, në mbledhje ishin të pranishëm 17 këshilltarë. Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Përrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër.

 

4 Komente

  1. Y
    Yyt

    Po Prrenjasi a voton pro bashkimit me librazhdin????????????

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iris

      Kjo eshte metoda dhelperore qe qeveria ka zgjedhur per t'i mbushur mendjen botes se shqipot jane /pro/ /territoriales/.Dje /votoi/ Mati te bashkohej me Klosin edhe pse eshte Klosi qe nuk do bashkimin,sot /votoi/ Librazhdi te bashkohet me Prrenjasin edhe pse ky i fundit eshte kunder.Shikoni ne ditet e javet ne vazhdim kur te perseritet per bashkite e tjera i njejti maskarllek dhe pastaj do te dalin Don Kishoti i Surrelit me Sanco Pancen e Librazhdit e do t'a shesin si /sukses/ reformen territoriale.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazo

        Pse duhet të votojë Librazhdi. Cila bashki mbyllet,sipas reformës tanishme, Mbyllet Prrenjasi dhe voton Librazhdi. Tjetër shpikje e rilindurit të gjatëëëëëë

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi

          0o shkrihet Librazhdi..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje