AKTUALITET /

"Mos harroni vezët"/ Nesër seancë plenare, studentët nisin mobilizimin për protestën para Parlamentit

Aktivistët njoftuan më herët se protestuesit do të mblidhen të enjten në orën 10:00 para Parlamentit, në një ditë kur, sipas tyre pritet të diskutohen tre projektligje të kundërshtuara prej tyre.

Shkruar nga Versus

"Mos harroni vezët"/ Nesër seancë plenare,

Të enjten është lajmëruar protestë para Parlamentit, në orën 10:00.

Në grupin e tyre të mesazheve në Whatsapp, studentët kanë paralajmëruar se nesër do të mblidhen para godinës së Kuvendit në orën 09:00. Ndërsa është zbardhur edhe porosia, që të jenë të pajisur me vezë.

“Nesër ora 09:00 rreth parlamentit. Mos harroni vezët”, shkruajnë studentët në postimin e tyre në rrjetet sociale.

Aktivistët njoftuan më herët se protestuesit do të mblidhen të enjten në orën 10:00 para Parlamentit, në një ditë kur, sipas tyre pritet të diskutohen tre projektligje të kundërshtuara prej tyre.

Ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit 21/2024, anulimin e Paketës së Maleve dhe anulimin e ligjit për investitorin strategjik./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Studentët n’protestë (@studentet_n_proteste)

 

Poll