
Dhoma e Avokatisë ka përshkallëzuar aksionin e bojkotit pasi Gjykata e Posaçme nuk u tërhoq nga rregullorja e re që kufizon avokatët duke mos lejuar celularët.
Pas mbledhjes u vendos që të bojkotohen jo vetëm gjyqet siç është bërë deri më tani, por edhe seancat për masat e sigurisë.
Pavarësisht gjobave të njoftuara, Dhoma e Avokatisë tha se do i mbulojë ajo detyrimet për avokatët. Ligji detyron që çdo i arrestuar duhet të dale para gjykatës brenda 72 orësh, ose ndryshe arrestimi bëhet i pavlefshëm. Versus.al

