Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin

22 Shtator 2026, 19:20Rajoni TEMA
Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj

Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka deklaruar se Kosova nuk duhej të themelonte Gjykatën Speciale.

Duke komentuar dënimin me 81 vjet burgim në total për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Steinbaum tha për Euronews Albania se Gjykata Speciale nuk i ka shqyrtuar siç duhet provat në këtë proces.

Sipas tij, që prej themelimit të saj, gjykata është perceptuar si një institucion që kishte në fokus ish-liderët e UÇK-së, ndërsa nuk ka ndjekur në të njëjtën mënyrë përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim besim te institucionet e saj në mënyrë që ta bënte ajo procesin”, është shprehur Steinbaum.

Ai shtoi se gjykata mund të kishte ndjekur penalisht edhe persona serbë të dyshuar për krime gjatë luftës në Kosovë.

“Kur gjykata u ngrit, u kuptua se ajo do të shkonte vetëm në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë. Pra, duke mos e bërë këtë, njerëzit arrijnë në përfundimin se gjykata kishte një qëllim për të dënuar ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që kryejnë krimet gjatë luftës”, ka deklaruar ai.

Sa i përket vendimit të dhënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Steinbaum tha se shpreson që çështja të rishikohet në Apel dhe se mbrojtja duhet të ngrejë pretendimin se provat nuk janë shqyrtuar siç duhet.

“Shpresoj që në apel kjo do të jetë një çështje që mbrojtja duhet ta ngrejë. Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat dhe shpresoj që gjyqtarët në apel të thonë se po, ky ishte një gabim dhe që të ketë gjasa që dënimi të kthehet”, tha ai.

Deklaratat e Steinbaum vijnë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa çështja tashmë pritet të vijojë në procedurat e apelit.

3 Komente

  1. N
    Napoleon

    Angela putama e Ka fajin kryesor,POR eshte pa' GJE EDHE Trampi QE e la te ndodhte arresti kur ai e priste THACI ne Washington

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      Eshte e njejta gjykate o zoteri. Vetem qindra milione dollare lobim ne Amerike dhe Evrope mund te bejne qe gjykatesit serbofile e rusofile te gjykates te zevendesohen me te tjere qe jane profesioniste dhe te dedikuar per te bere drejtesi.

      Përgjigjjuni
      1. G
        GST

        SHUMË QART, PA EMPATI, THJESHT NJË KAPJE TË GAFAVE JURIDIKE, TË CILAT NUK QENË PAK DHE IRELEANTE.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje