Nuk e njoh Vlora Hysenin. Por ç’nuk kam dëgjuar për të! Lloj-lloj teorish, konspiracionesh, legjendash urbane, analizash televizive dhe ekspertësh që dinë gjithçka për inteligjencën, përveç asaj se çfarë bën inteligjenca.
Di vetëm se është një shqiptare nga Kosova, e cila sipas lajmeve nuk i paskësh pasur punët fort mirë as atje. Po, sinqerisht, kjo është pjesa më pak interesante e historisë.
Në planin e spektaklit politik, gjetja e një emri nga Kosova dhe, për më tepër, një gruaje për ta katapultuar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ishte një gjetje. Debati shpërtheu menjëherë. Kush është, nga vjen, pse ajo, pse jo një tjetër?
Kështu arrit objektivi. U fol për drejtoreshën, por askush nuk foli për SHISH-in.
Një institucion që teorikisht duhet të jetë syri dhe veshi i shtetit, u bë aq i padukshëm sa sot lind pyetja më serioze: A ekziston ende SHISH në funksion, apo ekziston vetëm godina?
Me se merret ky institucion?
Vazhdon të mburret se ka pajisje përgjimi? Vazhdon t’u japë zyra shërbimeve partnere? Apo ka ende burime të veta informative, njerëz në terren, analiza, kundërzbulim, inteligjencë strategjike?
Sepse, nga jashtë, duket sikur inteligjenca shqiptare është bërë një klub thashethemesh me vulë shtetërore.
Dikur SHISH ishte institucion që prodhonte mister. Sot prodhon vetëm heshtje. Dhe heshtja nuk është gjithmonë sekret shtetëror. Ndonjëherë është mungesë aktiviteti.
Çudia më e madhe është se askush nuk i bën më pyetje SHISH-it. Ligjin nuk ia prek njeri. Raportet mezi lexohen. Komisionet parlamentare e trajtojnë si një dosje që nuk hapet kurrë. Gjithmonë bëhet pak sherr për emërimin ose shkarkimin e drejtorit të radhës dhe pastaj… perde.
Çfarë ndodh brenda asaj drejtorie është ndoshta sekreti më i madh që ka zbuluar ndonjëherë SHISH-i: askush nuk e di.
Në këtë kuptim, drejtori i SHISH-it është ndoshta funksionari më i vetmuar i Republikës. Nuk ka elektorat, nuk ka tifozë, nuk ka protestues. Ka vetëm dekret emërimi dhe, kur vjen dita, dekret shkarkimi.
Edhe për drejtoreshën Vlorë kështu do të ndodhë. Dy ditë debat, tre studio televizive, katër “burime pranë hetimit” dhe, sapo të dalë emri i drejtorit të ri, dosja politike mbyllet.
Personalisht, më vjen keq për Vlorën si njeri që i është dashur të kryejë një detyrë pa asnjë tifoz. E vetmja femër drejtor që përfundon në ndjekje penale, kur burrat paraardhës e meritonin atë.
Për më tepër, të jesh nën hetim, të përballesh me akuzat dhe me gjithë peshën e një procesi penal nuk është aspak gjë e lehtë. Dhe disa prej pyetjeve që ngrihen publikisht duken të pazakonta. Për shembull: çfarë sekreti të lidhur me AKSHI-n duhet të dinte shefja e SHISH-it? Nuk është fusha klasike e detyrave funksionale të shërbimit sekret.
Por mbetet për tu sqaruar në vijim, ndoshta me zakonin e njohur, me gazetarët që do marrin lajme “në burim”…
Por humori i zi fillon diku tjetër.
Drejtoresha e shërbimit të fshehtë arrestohet… fshehtas.
Pra, njeriu që duhet të dijë çfarë ndodh në errësirë, nuk paska ditur çfarë po ndodhte pas shpinës së vet.
Imagjinoni skenën.
Shërbimi sekret paska mbajtur sekret… arrestimin e shefes së shërbimit sekret. Apo më keq akoma, SHISH ska ditur gjë?!
Drejtoresha duhet të ishte në zotërim të botës së fshehtë. Të nuhaste rrezikun para se të vinte. Të dinte se kush e ndjek, kush e vëzhgon dhe kush troket në derë.
Mirëpo nuk paska ditur gjë, ndaj nuk mbrojti dot as veten.
Lëre pastaj sigurinë e kombit.
Pothuajse shumicën e arrestimeve të fshehta që vendos SPAK me GJKKO, personat e interesuat i marrin vesh. Drejtoresha e SHISH jo.
Prandaj, drejtoresha paska qenë e paaftë. Për veten e vet të paktën.
Në fakt, nëse shefja e inteligjencës surprizohet me vendime të fshehta, atëherë problemi nuk është vetëm personi. Problemi është institucioni që prej kohësh na ka bindur se sekreti i tij më i madh është… se është kot fare sa nuk e merr vesh as kur lëshojnë urdhër arreste për të.
Ndaj jam kurioz të kuptoj çfarë sekretesh paska patur drejtoresha e painformuar, për çështjen “AKSHI”?!
Zakonisht për shkak të nivelit të sekreteve që duhet të ketë ShIShëH, nxjerrja e tyre quhet spiunazh. Nëse e gjykojmë nga niveli i ulët i sekretit të përhapur, për të cilin hetohet, del që drejtoresha paska qenë vërtetë e paaftë për atë detyrë.
Nuk e di pse ba duhet një institucion I tillë. Qindra njerëz që marin rrogën kot dhe gjithë ditën merren me bizneset e tyre familjare. Njoh disa të tillë. Të shkrihet komplet. Se dëgjova që do të emërohet shefi I ri I SHISH.... .....
Injorant, nje bote e tere ka sherbim informativ
Ja edhe YDHI , perfaqesuesi i shkerdhatokracise juridike , shpejtoi te beje artikullin e tij....o Ydhi , SPAK varet nga amerikanet , dhe keta te fundit nuk i pergjon dot as Vlora , e as bojaxhiu...............fakti qe puna ka shkuar deri te shefja e SHISH , tregon se ceshtja e AKSH-it eshte nje mega afere qe nuk dihet edhe ku tjeter do ti dale tymi....shpresoj qe bojaxhiu te kete siguruar zjarrfikese ne Surrel , qe te mos arrije zjarri deri atje dhe na djeg bunkerin pastaj... ....!!!
gjallë qenke !?se sikur pate munguar ca kohë
shteti albanania eshte bere burdello, qe kur nudisti bojaxhi ia hypi siper. nga nje gojore ne tjetren, nga nje llape ne tjetren rreshqisnin dhe sekretet e shtetit kurve neper baxhella e kodosher. mbase i kane shqiptuar gabim se gojerat i kane pasur plot keshtu qe e folmja ka dale si mbllacitje-gelltitje-peshtyme. dhe pastaj kane ngaterruar karin me dollarin. mbase.
Oi,Oi,o gomar! Nuk ka asnje vend te botes pa sherbmin informativ. Ky institucion eshte i domosdoshem per nje shtet. Prandaj mos fol kot pa pergjegjesi.
O K@riiiii, ai po thote ... per ty o k@r SHEFI dhe njerez si puna yte... qe jane inekzistent dhe jo te vlefshem per te garantuar sigurine e kombetare si dhe interesat e kombit SHQIPTAR. Niveli tyre eshte me keq se ç' paraqet ne komentin e tij Oi, oi, pasi jane punesuar njerez qe as e kan idene se cfare misioni dhe detyrash funksionale kane si punonjes te atij institucioni... dhe ata qe punojne vazhdojne me avazin: DRO BI SHI, DRO S' BI SHI, pra jane brenda ene po s'ra shi "ai" justifikohet me te thash "DRO BI".
E qartë që SHISH u përgjuaka nga SPAK! Po SPAK nga kush përgjohet? Mbase nga Xhafaj?
Xhafaj është deputet i zgjedhur me votë nga populli, dhe ka të drejtë të bëjë një hetim parlamentar ku zyrtare të shërbimeve japin përgjigje deputetëve të ngarkuar me punë për atë çështje. Xhafaj nuk përgjon dot shërbimet por ka të drejtë në bazë të ligjit që ata të raportojnë për punën e tyre
I nderuar avokati yne strategjik, ke kapur nje aspekt te lajmit te bujshem, dhe e tjerr. Keshtu mund te shkruash pafund, por kjo eshte shmangje nga thelbi i gjese. Ja, bie fjala, mund te dali dikush tjeter te flase per aferen hedonistike te Vlores me Gysin...! Meqe je edhe analist, duhet te lexosh edhe shkrimet e kolegeve te tu, qe trajtojne pikerisht thelbin e problemit, qe eshte kapja e institucionit themelor te sigurise nga krimi; dhe me tej, kapja e vet shtetit nga ai. Per kete ben lajm arrestimi i drejtores se SHISH. Lajm eshte edhe shkarkimi i menjehershem nga Kerrma dhe dekretimi edhe me i menjehershem nga Barom Sheqeri. Se lind pyetja: pse e beri kete bidat Kerrma, qe nuk e kishte bere me asnje tjeter me pare?! A kane gisht partneret tane ne kete histori?! Ja keshtu. Padyshim qe kane gisht, dore dhe kembe. SHISH eshte i vetmi institucion, ne te cilin, nuk behet asgje pa izmen e nderkombetareve. Eshte si te thuash institucioni i tyre. Por kjo eshte pjese e nje strategjie me te madhe, qe ka te beje me spastrimin e politikes shqiptare, para anetaresimit ne BE. Eshte vendosur qe Shqiperia do te antaresohet ne BE, por pa Kerrmen. Te gjithe anetaret kryesore te Organizates Kriminale Shteterore, jane arrestuar tashme; pervec lubise, qe do te arrestohet se shpejti. Ka mbetur vetem kryetari i Organizates, Kerrma. Thone, thuhet, edhe une thoja, qe pas kesaj jane amerikanet. Tani nuk jam i sigurte. Jane me shume europianet. Sidomos gjermanet. Nuk me shqitet nga mendja "keshilla" qe Arta Dade i dha Kerrmes para dy muajsh: meso gjermanisht! Eshte per te qeshur se ajo shprehja, e keqja vjen andej nga se pret, eshte tamam per rastin e Kerrmes, qe ka besuar se e di shume mire nga i vijne te mirat dhe te keqijat. Nje muut din.
Skypordh, shko mor zog gomarit Psikopat Ti ben analize halesh Moos u lodh me AI Idiot inteligjent
O S k@r pordha, çere lidhje ka SHISH me spastrimin e politikes??? O bole pa koqe brenda, SPATRIMIN e ben drejtesia (prokurori, gjykate) dhe jo SIGURIMI shtetit si ne kohen e zhazhit Enver... Kermes ti ti hash menderen dhe ate qe derdhet per tek kanali i kenetes, ku jeni zhytur ju SHQUP-istët e KERMES REALE te PD S al HALE Shi QI re Birishoviq, prandaj shko ha m..u..T aty ku jeni mesuar.
Tani e tutje, sa herë të flitet për SHISH-in dhe Vlora Hysenin, menjëherë do më kujtohen Edgar Huver 28 vjet në drejtimin e FBI-s amerikane dhe padyshim famëkeqi Bashkim Gazidede, "gjenerali" i vitit të zi 1997, në Shqipëri.
Mos valle kjo shefja e ShIK-ut ka informacione per prokuroret e SPAK-ut???? Pse duhet te arrestohej kur ishte jashte ne mbledhje ne nivele te larta qe te diskretitohej edhe shteti per kete zyrtarevte nivelit te larte???? Ata prokurore do i kete cenuar diku ajo…. SPAK po nderrmerr veprime politike… kjo eshte e papranueshme
Po mo trap ka informacione, por duke i rënë klarinetës se Gysit
Si cdo institucion,edhe ky eshte vetem per te mare rrogen,nuk e di ,keta kane te drejte ta rrisin vete rrogen si dumdumet.... Po te kryenin detyren institucionet apo ata qe punojne ne to,nuk do ishim ketu ku jemi.... Rrumpall 30 vjecare ne dosjet e drejtesis,ne kadastra,ne ndertime e legalizime,ne shkolla e kudo... Shiku,shishi etj di me pak se saliu,se salianji me griden apo muli me gazpedon.... Na foli dhe mjelsja e dhive sot,gjeja me e zgjuar qe tha,e solli edi rama dhe e arrestoi spaku,gjetje gjeniale
Ndodhi kjo qe te kujtoheshim se ekziston SHISH , ketu gelojne spiunet ne te gjitha institucionete Shtetit dhe SHISH nuk ka vepruar asnjihere .
T'i shkrijmë të tëra meqë i ka dhjerë Rama. Ti Idhi, nirë lëpirës dhe harbut, po qeke dhe pallë cari. Simas teje SHIKU duhet të survejojë SPAKun, që të dijë parakohe kundër kundër kujt dalin urdhërarrestet dhe kjo Vlora paska qenë e paaftë për këtë arsye. Vari qillot
Ka spiunuar Spakistet o Yll. ????????????
Papergjegjshmeri e plote, duke ofruar njerez te pavlefshem jashte cdo kriteri ne poste kaq te ndjeshme te rendesise te vecante dhe jo vetem.Misioni shkaterrues i institucioneve dhe shtetit vazhdon dhe zhgenjimi eshte shume i madh.Politikisht ska mbetur asgje, vetem grupe interesi qe paguhen, dhe mendojne si te pasurohen padrejtesisht pa fund, ne sherbim te te huajve dhe larg interesave te shenjta te vendit e popullit, e po e cojne vendin drejt zhberjes se metejshme. Transparenca dhe dhenia llogari nuk egziston . E tmerrshme.
Te gjithe spakistat i jane sulur Edi Rames,perse
Ne kohen e enverit sigurimi i shtetit nuk ka pasur me shume punonjes se SHISH. Keta hane qyl dhe jane te kompromentuar.Pse duhej Vlora e shkarkuar ne Kosove? Pyet debilin ne krye te pushtetit
Kris, ne kohen tone, Sigurimi I Shtetit e kishte ne rresht Hetuesine (sot Prokuroria), dhe nuk percillte CDO informacion tek Hetuesia. Pergjimet e bisedave, ishin dokument I klasifikuar "Teper Sekrete" dhe nuk I vihej ne dispozicion Hetuesise. Po ashtu dhe vezhgimet, apo informacionet nga Rrjeti Sekret Informativ. Punëtori Operativ I Sigurimit, e therriste hetuesin, dhe Jo e kunderta. Kris, Çeçua kishte biçak ahere
Manjan , qe na bere cirak ( sic themi ne ne Laberi ) si minister drejtesie dje dhe qe sot Po tretesh per te na iluminuat teorikisht , akoma nuk e ke Marr vesh se edhe shqiptaret e Kosoves apo kudo qe Jane , zbresin ketej nga ne per te bere ndonje placke , a sheprak , se eshte bere kullusme, derzhave te keqen . Nuk e ke pare te birin e Fari Balliut qe I eshte koka sa nje karroqe apo mokrat e Albana Vokshit qe nuk I mban dot as mushka kerrace . Edhe Vlora zbriti ketej nga Vlora per te xhasir ndonje gje , Po ngeci se nuk e dinte vene , qe the tiiii
Sigurimi shtetit nuk përsëritet më. Nuk është paraja por puna me njerëzit që krijon shërbimin inteligjent
Nuk u bë dashnore e ramollarëve … ja futën .. respekt!
Rrote Gomari Idiot I kualifikuar
Po me gjithë keto spiun klubesh qe ka Shqiperia, nuk e kuptoi çfarë duhet SHISH QEBABA
Per nje gje jam i sigurte:-freret e pergjimeve ne republiken rrumpalla Shqiperi i ka agjenti i udb-es sali vuk berisha.Nepermjet skapit e gjithe skapistave te kurves drejtesi,plus qe edhe si nevojtore parti ka aparatura pergjuese ndersa administrata e megallomanit Rama e ka mendjen kçk.
gjakdhjeri idhi kur ishte politikan ne politike ishte shume me i heshtur se ky shiku qe po pershkruan tani .......
Nuk kuptoj Ku ju preku shkrimi i Z.Manjani qe flisni me kete gjuhe. Jepni nje argument se pse nuk eshte i sakte dhe pastaj shani. Nuk kam pare asnje shkrim te ketij zoterie te mos jete i sakte. Po kot nuk thone “ e verteta vret “. Ai Po thote te verteten. Sa i perket mendimit te shqiptareve se ne SHISH, SPAK, etj institucione jane amerikanet eshte nje genjeshter. Amerikanet kane punet dhe hallet e veta e nuk do merren me ne. Aq te interesuar jane sa u bene vite qe nuk kane sjelle ambasador. Prandaj na mbajte e jona, te punojme vete per vendin tone e te mos presim nga te tjeret. Kete thoni, mos flisni budallalleqe.
O manjan po mir nje ae kupton ti ,qe ajo per vete se mori vesh qe po e arrestojn !!!!!!!!!!!!!! Po sali krimineli nga i merr vesh i pari lajmet nga spak leshi. Kete a ma shpjegon njeri ?? Si po shkojn punet rruget te çojn drejt rames se edhe ky ka ngelur. Ndryshe nuk bie nga pushteti. E megjithate sali kriminelin e gemjen mendja se keshtu mund te vij ndonjeher ne pushtet.
Tefteeee , Manjani dhe manjanet e Kane bere kete vend kashte e koqe ne keto 30 e kusur vote , prandaj mos ... , se Ben mekat !
Nuk perben kurrfare kurioziteti kjo zonja per publikun! Nderkohe qe ka shqetesim te madh per degradimin e shtetit! Tjeter kurioziteti, tjeter shqetesimi! Ky zhgarravitesi kundrejt pageses qellimisht e keq-orienton ceshtjen ne fjale! Nga alarmi legjitim per cenim serioz te sigurise kombetare, ne skenar per telenovela! Prandaj qytetaret te indinjuar dhe te irrituar kane tre muaj qe nuk shkulen nga protesta ne bulevard! Duhen bojkotuar qenie te neveritshme si puna e ketij Manjanit!....