Dilemat e Mulit për videot e Gysit

22 Shtator 2026, 18:08Antena TEMA

 

Pas arrestimeve të sotme të SPAK-ut, Muli mbeti pa fjalë. Edhe donte të gëzohej pa fund, edhe kishte një merak që s’e linte të gëzohej.

 

Duke pirë kafe me Lelon, e pyeti:

 

— Kam vënë re që këta të Syrit nuk e sulmojnë këtë Gysin. Mos ka ndonjë video me ndonjë prej tyre?

 

— Ata nuk prishin punë, — tha Lelo. — Puna është mos ka Zeni, se për të tjerët s’na plas shumë.

 

— E shoh që dhe Doktori më shumë sulmon Vlorën dhe thotë e kanë filmuar, sesa Gysin që mund ta ketë filmuar. Kjo më tremb pak.

 

— Tani s’kemi ç’të bëjmë, — tha Lelo. — Rama e dorëzoi, mbaroi punë. Edhe ne, po na doli, duhet ta dorëzojmë.

 

— Zenin s’e dorëzojmë dot, — tha Muli. — Puna është çfarë do bëjmë po na sollën gjëra me Gysin.

 

— Do themi i ka montuar kjo Vlora, ndaj u arrestua. S’kemi rrugë tjetër.

 

— Puna është që do thonë njerëzit: po ta kishte në dorë Vlora, hiqte gjërat e saj, pse do shtonte të Zenit? Madje kjo na bën dhe më keq, se na e lidh Zenin me SHISH-in. Ajo na hedh në erë.

 

— Epo mirë, themi që Gysi me Zenin janë krushq, se është kushëriri i Jamarbërit. Kështu e justifikojmë pak.

 

— Kështu po, — tha Muli. — Në partinë tonë e kemi parim mbrojtjen fisnore. Jemi njerëz me zakone. Nuk jemi batakçinj.

2 Komente

  1. E
    Emi Çobani

    Eshte edhe njefare Edmond Vercani nje ish spiun i rregjur qe i vjen doresh per dallavere e poshtersi te paimagjinueshme te cilin Rama, thondxse e hidhi ne koshin e plehrave duke e nxjere ne pension kete mut qeni qe as gruaja e tij nhe thithlope korrupsioni nuk e ka ne refene. Ndaj ja ku e keni personin per kesi punesh...

    Përgjigjjuni
    1. a
      arvanitasi

      ku si ka fut kthetrat sypeshkaqeni

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje