Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hap drejt së ardhmes/ Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis, i bashkohet NASA-s për eksplorimin e hapësirës
    Aktualitet

    Hap drejt së ardhmes/ Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis, i bashkohet NASA-s për eksplorimin e hapësirës

    September 22, 2026
    Hap drejt së ardhmes/ Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis, i bashkohet NASA-s për eksplorimin e hapësirës

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënshkroi ditën e djeshme në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, Marrëveshjet Artemis, duke e bërë Shqipërinë pjesë të komunitetit ndërkombëtar të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.

    Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson.

    Hoxha deklaroi se kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, duke hedhur kështu një tjetër hap drejt së ardhmes. Sipas tij, ky moment është më shumë se një nënshkrim, një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.  

    “Një moment që krijon mundësi të reja për brezin tonë të ri dhe e lidh vendin tonë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen”, tha Hoxha.

    Ky hap, sipas tij, i shton gjithashtu një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

    “Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për inovacionin, progresin dhe bashkëpunimin në kufij të rinj”, theksoi Hoxha.

    Marrëveshjet Artemis u krijuan në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Donald Trump, me SHBA-në dhe shtatë vende të tjera si nënshkruesit themelues. Nisma u krijua në një kohë kur interesimi për eksplorimin e Hënës dhe aktivitetet hapësinore ishte në rritje, si nga qeveritë ashtu edhe nga kompanitë private.

    Postimi i ministrit:

    Washington D.C – Një ditë krenarie për Shqipërinë.

    Dje, në selinë qëndrore të NASA-s në Uashington, Shqipëria hodhi një hap tjetër drejt së ardhmes.

    Në prani të Zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson, pata nderin të nënshkruaj Marrëveshjet Artemis, duke e bërë Shqipërinë pjesë të një komuniteti ndërkombëtar në rritje, të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës, ​​në dobi të gjithë njerëzimit.

    Për Shqipërinë, ky moment është më shumë se një nënshkrim. Është një shprehje besimi te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Një moment që krijon mundësi të reja për brezin tonë të ri dhe e lidh vendin tonë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen.

    Ky hap i shton gjithashtu një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke pasqyruar angazhimin tonë të përbashkët për inovacionin, progresin dhe bashkëpunimin në kufij të rinj.

    Shqipëria është gati të kontribuojë dhe të arrijë shumë më tej.

    agjencia hapësinore aktualitet Artemis Accords astronautikë bashkëpunim me NASA eksplorimi hënor eksplorimi i hapësirës hapësira hapësira kozmike Hëna Inovacion lajme shkencore lajme Shqipëri marrëveshje ndërkombëtare Marrëveshjet Artemis Misionet hapësinore nasa programi Artemis shkenca shqipëri Shqipëria Shqipëria dhe NASA Shqipëria në hapësirë teknologjia hapësinore zhvillimi teknologjik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.