Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shtëpia e Bardhë ‘hakmerret’ ndaj protestave të 3 mediave, nis transmetimi i ‘Trump Tv’: Informacione në kohë reale
    Botë

    Shtëpia e Bardhë ‘hakmerret’ ndaj protestave të 3 mediave, nis transmetimi i ‘Trump Tv’: Informacione në kohë reale

    September 22, 2026
    Shtëpia e Bardhë ‘hakmerret’ ndaj protestave të 3 mediave, nis transmetimi i ‘Trump Tv’: Informacione në kohë reale

    Përgjigjja e Donald Trump ndaj revoltës së televizioneve amerikane kundër përjashtimit nga Shtëpia e Bardhë të CNN, Politico dhe MS Now nuk vonoi. Shtëpia e Bardhë njoftoi nisjen e “Trump TV”, një platformë transmetimi 24 orë në ditë, e dedikuar për aktivitetet e administratës. Shërbimi i ri, siç u shpjegua në një njoftim, do të ofrojë “videot më të mira, ndërhyrjet më të rëndësishme dhe momentet kryesore që nuk duhen humbur, në transmetim 24 orë në ditë dhe të përditësuara në kohë reale.”

    Nisma vjen pas përplasjes së radhës mes presidentit dhe botës së medias. Të shtunën e kaluar, Trump kishte njoftuar në rrjetin social Truth revokimin e akreditimeve në Shtëpinë e Bardhë për tre media, të cilat, sipas tij, ishin fajtore për përhapjen e lajmeve të rreme (“Fake Neës”): pikërisht CNN, Politico dhe MS Now. Protestat nisën menjëherë. CNN transmetoi nga rruga për të garantuar mbulimin e lajmeve edhe pa pasur akses në Shtëpinë e Bardhë.

    Më pas, CNN njoftoi se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër revokimit të akreditimit. Megjithatë, televizione të tjera vendosën të mos mbulonin më aktivitetet e Trump në selinë presidenciale në Uashington: në këtë protestë morën pjesë transmetues të rëndësishëm si ABC, CBS, Fox Neës (politikisht pranë Trumpit) dhe NBC. Rezultati i parë ishte transmetimi “pa zë”, pra pa mikrofon, i një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë: pamje pa mikrofon për të mbledhur deklaratat e Trumpit.

    Trumpi, megjithatë, nuk u tërhoq. Përkundrazi, siç bën zakonisht kur ndodhet në vështirësi, ai e përshkallëzoi edhe më tej situatën. “Shtëpia e Bardhë nuk po ndërmerr një sulm ndaj shtypit të lirë, një vlerë që unë e çmoj. Përkundrazi, po lufton kundër lajmeve të rreme, një fenomen që është përhapur si kancer” dhe që është “një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare. Duhet të ndalet.”

    Më pas erdhi njoftimi për platformën e re televizive. Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe me Truth: kur, në një periudhë marrëdhëniesh të vështira me Elon Musk, ai ishte përjashtuar nga Tëitter-i i atëhershëm (tani X), krijoi rrjetin e tij social. Tani po e provon sërish me televizionin. Por edhe brenda radhëve të republikanëve ka nga ata që kanë filluar ta konsiderojnë këtë betejë të vazhdueshme kundër medias si një kauzë të gabuar./Corriere

    Administrata Trump aktualitet donald trump informacione në kohë reale lajme botërore lajme në kohë reale lajme nga SHBA media Media amerikane media dhe politikë Mediat amerikane politikë amerikane protesta SHBA Shtëpia e Bardhë Shtëpia e Bardhë Trump televizioni Trump transmetim Trump Trump TV Trump TV live WASHINGTON
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.