Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Don Boskos, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 14:50, një automjet me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


