Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Infeksionet në shtatzëni rrisin rrezikun e autizmit te fëmijët
    Shëndet

    Infeksionet në shtatzëni rrisin rrezikun e autizmit te fëmijët

    September 22, 2026

    Fëmijët me infeksione që u transmetuan gjatë shtatzënisë kanë rreth tri herë më shumë gjasa të diagnostikohen me autizëm më vonë në jetë dhe më shumë se shtatë herë më shumë gjasa të diagnostikohen me aftësi të kufizuar krahasuar me fëmijët pa infeksion. Këto janë gjetjet e një studim të ri. Kjo sinjalizon se disa infeksione të transmetuara te fetusi gjatë shtatzënisë mund të kenë efekte afatgjata në zhvillimin e trurit, vërejtën autorët.

    Infeksione të tilla, të njohura si TORCH, një grup infeksionesh që mund të transmetohen nga një grua shtatzënë te fetusi, përfshijnë sifilizin, rubeolën, toksoplazmozën, citomegalovirusin dhe herpesvirusin. Ndryshe nga shumë infeksione të zakonshme, këta patogjenë ndonjëherë mund të kalojnë placentën dhe të ndikojnë drejtpërdrejt te fetusi, duke rritur rrezikun e dështimit të shtatzënisë, lindjes së fëmijës së vdekur dhe komplikimeve gjatë shtatzënisë.

    “Edhe pse këto infeksione kongjenitale janë të rralla, disa prej tyre mund të parandalohen, çka i bën ato të rëndësishme nga perspektiva e shëndetit publik,” tha Reneé Gardner, kërkuese në Departamentin e Shëndetit Publik Global në Institutin Karolinska, e cila kontribuoi në studim. Studimi përfshiu 3.7 milionë njerëz të lindur në Suedi mes viteve 1987 dhe 2021. Nga këta, 975 ishin diagnostikuar me një infeksion kongjenital TORCH. Kërkuesit i ndoqën pjesëmarrësit për deri në tri dekada për të hulumtuar nëse infeksionet ishin të lidhura me diagnoza të mëvonshme dhe me rezultatet arsimore. Përderisa këto infeksione përbëjnë një përqindje shumë të vogël të të gjitha rasteve të autizmit në popullatë, fëmijët e prekur kanë një rrezik të rritur si për autizëm, ashtu edhe për aftësi të kufizuar intelektuale. Një në pesë fëmijë të lindur me një infeksion TORCH mund të zhvillojë më vonë autizëm, vërejtën autorët.

    Përtej autizmit, lindja me infeksione të tilla u shoqërua me një rrezik më të lartë për aftësi të kufizuar intelektuale në të gjitha nivelet. Rreziku për aftësi të kufizuar intelektuale nga e rëndë deri në të thellë ishte deri në 30 herë më i lartë se te fëmijët pa infeksion.

    Edhe pa një diagnozë, infeksionet duket se ndikuan në rezultatet arsimore. Në studim, 420 persona u diagnostikuan me një infeksion TORCH dhe patën rezultate të dobëta në shkollë pa u diagnostikuar me autizëm apo me ndonjë aftësi të kufizuar intelektuale.

    Infeksionet TORCH variojnë në epidemiologji dhe përhapje. Më i përhapuri në nivel global është citomegalovirusi kongjenital (CMV), i cili prekur rreth një në çdo 150 të posalindur. Kjo barrë është dukshëm më e lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

    Si mund të ulen rreziqet?

    Sipas autorëve, studimi nënvizon rëndësinë e forcimit të strategjive parandaluese, veçanërisht në zonat me shkallë më të lartë infeksioni.

    Studimi nxjerr në pah rëndësinë për shëndetin publik të zhvillimit, zbatimit dhe ruajtjes së strategjive të vaksinimit masiv për të parandaluar këto infeksione.

    Autorët gjithashtu vërejtën se sistemet e tanishme — si ai në Suedi — mund të humbasin rastet asimptomatike sepse depistimi i të posalindurve për TORCH nuk është i zbatuar universalisht, dhe bënë thirrje për strategji më të mira për identifikimin e këtyre rasteve.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.