AKTUALITET /

Sërrish rrokadë në policinë e shtetit, ndryshohen drejtuesit në disa qarqe

Emërimet janë bërë me urdhër të drejtorit Skënder Hita.

Shkruar nga Versus

Sërrish rrokadë në policinë e shtetit, ndryshohen drejtuesit

Në radhët e policisë së shtetit ka patur sërish ndryshime. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Skënder Hita janë kryer disa ndryshime në strukturat drejtuese të qarqeve.

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Po ashtu, Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë. Versus.al

Poll