Pas deputetes Iris Luarasi, aktivistja Arvina Lleshi kësaj radhe ka "zënë" në pritë Zegjine Çaushin, e cila po ecte përgjatë trotuarit pranë selisë së Kuvendit.
Lleshi ka publikuar në rrjetet sociale bisedën me Zegjinenë së cilës i këndon dhe këngën e krijuar enkas për të.
“Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!’”, i thotë aktivistja deputetes.
Çaushi reagoi duke e kritikuar Lleshin për mënyrën e komunikimit, ndërsa i kërkoi të mos e ndiqte dhe e akuzoi se po ul figurën e një gruaje.
“Po si nuk të vjen zor?!”, i tha deputetja, ndërsa Lleshi iu përgjigj se nuk i vinte aspak turp.
Debati
Arvina Lleshi: Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkoll që të mësosh!’.
Zegjine Çaushi: Po si nuk të vjen zor?!
Arvina Lleshi: Fare s’më vjen!
Zegjine Çaushi: Si s’ke turp?!
Arvina Lleshi: As nuk më vjen zor fare!
Zegjine Çaushi: Je femër moj! Një femër ndjek nga mbrapa një femër.
Arvina Lleshi: Nuk të ndoqa mbrapa, më dole para.
Zegjine Çaushi: Ke 20 sekonda që po pret.
Arvina Lleshi: Absolutisht jo!
Zegjine Çaushi: Turp të të vijë!
Arvina Lleshi: Turp të të vijë ty që je bashkuar me një qeveri kriminale. Turp të të vijë ty që nuk përfaqëson interesat e popullit.
Zegjine Çaushi: Moj, kë përfaqëson ti?!
Arvina Lleshi: Unë përfaqësoj vetëm veten time.
Zegjine Çaushi: Sa të paguajnë?
Arvina Lleshi: Askush nuk më paguan.
Zegjine Çaushi: Si s’të vjen zor moj?! Kap njerëzit rrugës.
Arvina Lleshi: Po të kap si deputete.
Zegjine Çaushi: Je femër dhe po ul figurën e një femre. Turp të të vijë!
Arvina Lleshi: Figurën e femrës e keni ulur ju që jeni përfaqësimi më i keq i një populli. Turp t’ju vijë!/Versus.al
View this post on Instagram

