Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Detajet/ Vlora Hyseni me “arrest shtëpie”, qëndroi në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve në Morinë
    Aktualitet

    Detajet/ Vlora Hyseni me “arrest shtëpie”, qëndroi në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve në Morinë

    September 22, 2026
    SPAK lëshon komunikatë zyrtare dhe zbulon për çfarë akuzohen Vlora Hyseni e SHISH dhe shefi i Laboratorit të Policisë Shkencore

    Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, ndaj së cilës Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Morinë.

    Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë, ndërsa më pas është paraqitur te autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës, ku është ndaluar. Pas ndalimit, ajo është shoqëruar nën eskortë policie dhe pritet të transportohet drejt Tiranës, ku do t’i komunikohet zyrtarisht masa dhe akuzat e ngritura ndaj saj.

    Në momentin kur SPAK kërkoi dhe gjykata caktoi masën e sigurisë, Hyseni nuk ndodhej në Shqipëri. Ajo ishte në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

    Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte vendosur ta lironte nga detyra drejtoreshën e SHISH, disa orë pasi u bë publik informacioni se SPAK kishte kërkuar pezullimin e saj nga detyra dhe vendosjen nën masën e “arrestit në shtëpi”.

    Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Vlora Hyseni akuzohet për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “nxjerrja e sekreteve shtetërore”.

    Masa e sigurisë ndaj saj lidhet me një hetim të SPAK për Ergys Agasin, i dyshuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e procedurave të tenderimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    Hyseni tashmë pritet të mbërrijë në Tiranë, ku do të vijojë procedura për ekzekutimin e masës së sigurisë të caktuar ndaj saj.

    Vlora Hyseni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.