Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “E kam vaksinuar”, mjekja e Granit Xhakës kundërshton deklaratën e futbollistit për certifikatën e vaksinimit
    Lajmet e fundit

    “E kam vaksinuar”, mjekja e Granit Xhakës kundërshton deklaratën e futbollistit për certifikatën e vaksinimit

    September 22, 2026

    Rasti i Granit Xhakës lidhur me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19 ka marrë një tjetër zhvillim, pasi mjekja që i ka lëshuar dokumentin futbollistit ka deklaruar se ai është vaksinuar realisht.

    Andrea L., mjekja që i ka lëshuar Xhakës certifikatën e diskutueshme, ka folur për mediat zvicerane “Blick”, duke këmbëngulur se vaksinimi i futbollistit ka ndodhur.

    “E kam vaksinuar Xhakën siç duhet”, deklaroi ajo.

    Të premten, “Blick” raportoi se ndaj Xhakës është nisur një procedurë penale. Futbollisti dyshohet se në vitin 2022 kishte siguruar një certifikatë të rreme vaksinimi kundër COVID-19. Hetimi lidhet me dyshimet për falsifikim dhe me mënyrën se si është siguruar dokumenti.

    Fillimisht, rrethi i Xhakës i kishte mohuar akuzat. Zëdhënësi i tij, Andreas Bantel, deklaroi se futbollisti kishte konfirmim nga mjeku i tij se kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 25 janar 2022 dhe të dytën më 11 nëntor të të njëjtit vit. Më vonë, Bantel e korrigjoi datën e dozës së dytë, duke thënë se ajo ishte administruar më 8 nëntor.

    Megjithatë, të hënën Xhaka bëri një deklaratë tjetër, duke pranuar se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi.

    “Ndihesha thellësisht mosbesues ndaj vaksinës dhe isha i pushtuar nga frika dhe pasiguria. Në atë gjendje emocionale, mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia përmes kanaleve të duhura. Sot e shoh qartë se kjo ishte rruga e gabuar. Ishte një gabim. Më vjen keq”, tha Xhaka.

    Deklarata e mjekes sjell një tjetër version mbi atë që ka ndodhur.

    “Blick” e takoi Andrea L. të martën në ordinancën e saj në Luzern, e cila vijon të jetë e hapur dhe të funksionojë normalisht. Mjekja tha se ditët e fundit kanë qenë të vështira dhe stresuese, por mohoi raportimet se ordinanca e saj ishte mbyllur.

    “Ngjarjet e ditëve të fundit janë befasuese dhe stresuese në të njëjtën kohë. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet së shpejti pozitivisht”, u shpreh ajo.

    “Jam ende në dispozicion të pacientëve të mi. Ordinanca, natyrisht, është e hapur”, shtoi mjekja.

    Andrea L. tregoi gjithashtu për mënyrën se si ishte organizuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19. Ajo kishte nisur të kryente vaksinime kundër koronavirusit në vitin 2021, në bashkëpunim me një farmacist të njohur.

    Sipas versionit të saj, në fillim të vitit 2022 Xhaka e kishte kontaktuar për vaksinimin dhe certifikatën përkatëse.

    “Meqë ai tashmë kishte antitrupa, vaksinimi i parë ishte menduar si një dozë përforcuese”, deklaroi mjekja.

    Sipas saj, për Xhakën ishte e nevojshme vetëm një dozë vaksine dhe ajo dozë ishte administruar realisht. Më pas, ajo i kishte lëshuar futbollistit certifikatën e vaksinimit.

    Deklaratat e mjekes bien ndesh me versionin e bërë publik nga vetë Xhaka, i cili tha se kishte marrë një certifikatë vaksinimi pa e kryer vaksinimin, ndërsa çështja tashmë është pjesë e një procedure penale në Zvicër.

    Granit Xhaka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.