AKTUALITET /

Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi imjeteve dhe itinerari i linjave urbane

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve dhe garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve dhe qytetarëve

Shkruar nga Versus

Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të

Tirana do të presë këtë të diel, më 27 shtator, aktivitetin sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bashkon tre disiplina: notin, çiklizmin dhe vrapin.

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve dhe garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve dhe qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00, në disa segmente rrugore pranë Parkut Helen, në zonën e Liqenit të Farkës.

Sipas planit të masave, qarkullimi do të kufizohet në:

Rrugën “Dajti”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, si dhe në rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”;
Bulevardin “Zhan D’Ark” dhe Bulevardin “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”;
Rrugën interurbane kryesore TEG–Ura e Shkozës;
Segmentin e Unazës së Madhe nga nyja e Rrethrrotullimit të Freskut deri në TEG.
Në segmentin e Unazës së Madhe, automjetet do të devijohen përmes Rrethrrotullimit të Freskut, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ndryshime të përkohshme do të ketë edhe në qarkullimin e transportit publik.

Linja urbane 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te ura e Brrylit, ndërsa linja 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish-Fusha e Aviacionit” do të pezullohet.

Ndërkohë, mjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të vijojnë të qarkullojnë normalisht në itineraret e prekura nga masat.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të marrin parasysh kufizimet dhe devijimet e përcaktuara gjatë orarit të zhvillimit të garës./Versus.al

Poll