BOTA /

Gjendet pako e dyshimtë pranë godinës së OKB-së. Dyshime për bombë, policia e Nju Jorkut bllokon qarkullimin

Pakoja është raportuar në Rrugën 46, mes Avenysë së 2-të dhe Avenysë së 3-të, në një zonë të frekuentuar të Manhatanit. Pakoja e dyshimtë është raportuar në Rrugën 46, mes Avenysë së 2-të dhe Avenysë së 3-të, në një zonë të frekuentuar të Manhatanit.

Shkruar nga Versus

Gjendet pako e dyshimtë pranë godinës së OKB-së.

Policia e Nju Jorkut (NYPD) është vënë në lëvizje këtë të mërkurë pas një njoftimi për një pako të dyshimtë në afërsi të selisë së Kombeve të Bashkuara.

Pakoja është raportuar në Rrugën 46, mes Avenysë së 2-të dhe Avenysë së 3-të, në një zonë të frekuentuar të Manhatanit.

Pas njoftimit, në zonë janë dislokuar forcat e policisë, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar natyrën e objektit.

Për shkak të operacionit të policisë, janë vendosur kufizime të qarkullimit në një pjesë të Manhatanit.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar që të konfirmojë se pakoja përbën rrezik apo se është i pranishëm ndonjë material i rrezikshëm./Versus.al

 
Poll