Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq
    Fokus

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    September 22, 2026

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”, ish-“Doni Fruits”, duket se është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa listës së institucioneve, përmbaruesve dhe bizneseve që kërkojnë përmbushjen e detyrimeve po i shtohen emra të rinj.

    Kompania zotërohet aktualisht në masën 50% nga Ejup Ahmeti dhe 50% nga “Gjonaj Group Holdings”, shoqëri në pronësi të biznesmenit Marin Gjonaj. Ky i fundit hyri në kompani në fund të vitit 2023, kur grupi i tij bleu për rreth 142.5 milionë lekë kuotën që zotërohej nga Burim Ahmeti. Pak javë më vonë, emri u ndryshua nga “Doni Fruits” në “Top Fruits”.

    Por hyrja e ortakut të ri nuk duket se e ka ndryshuar ecurinë e shoqërisë. Kompania vazhdon të përballet me pretendime financiare, masa përmbarimore dhe procese gjyqësore.

    Së fundmi, Skyweb.al është njohur me një shkresë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përmes së cilës “Top Fruits” thirret të paraqitet në një proces gjyqësor civil.

    Padia që ka si objekt “përmbushjen e detyrimit kontraktor” është ngritur nga biznesmeni Artur Hatija, i cili ushtron aktivitet në sektorin e prodhimit dhe furnizimit me fruta-perime.

    Ajo që bie në sy është se gjykata deklaron se nuk ka mundur ta njoftojë kompaninë me fletëthirrje!

    Kjo ndodh megjithëse “Top Fruits” ka adresë zyrtare të deklaruar në QKB: Karbunarë e Poshtme, kilometri i parë i autostradës Lushnjë–Berat, pasuria nr. 839/29, zona kadastrale 2087.

    Problemet gjyqësore vijnë në një kohë kur mbi kuotat e kompanisë janë vendosur edhe masa sekuestroje. Në mars 2026, një zyrë përmbarimore private urdhëroi sekuestrimin konservativ të kuotave të “Top Fruits” dhe të kuotës së Ejup Ahmetit, duke ndaluar ndryshimet në regjistrin tregtar.

    Ekstrakti historik tregon se kompania është përballur me masa të tjera sekuestroje edhe në vitet 2021 dhe 2023, të cilat më pas janë hequr. Kjo dëshmon se përplasjet me kreditorët nuk janë shfaqur vetëm gjatë muajve të fundit.

    Një tjetër pretendim i madh financiar vjen nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Sipas dokumenteve të padisë të publikuara më herët, AZHBR kërkon kthimin e grantit të përfituar për ndërtimin e një pike grumbullimi në Lushnjë, së bashku me kamatëvonesat dhe penalitetet.

    Investimi ishte parashikuar në rreth 230 milionë lekë, nga të cilat 86 milionë lekë u financuan nga IPARD dhe 28.7 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Pretendimi për kthim, së bashku me penalitetet, llogaritet mbi 1.5 milionë euro.

    Granti ishte miratuar në vitin 2019, kur kompania zotërohej nga Burim dhe Ejup Ahmeti. Detyrimi, megjithatë, rëndon mbi shoqërinë, pavarësisht ndryshimeve të mëvonshme në pronësi.

    Në vitin 2021, deputeti Erion Braçe deklaronte se kompania zotëronte një nga pikat më të mëdha të eksporteve të fruta-perimeve, por kishte përfituar edhe mbështetje të konsiderueshme shtetërore.

    Kompania drejt falimentimit?

    Skyweb.al analizoi edhe pasqyrat financiare të deklaruara nga “Top Fruits” për vitin 2025. Shifrat tregojnë se të ardhurat nga aktiviteti kryesor ranë nga 294.3 milionë lekë në vitin 2024 në vetëm 755 mijë lekë, një rënie prej 99.7%.

    Të ardhurat e përgjithshme të shfrytëzimit zbritën nga 308 milionë në 34.3 milionë lekë, ndërsa kompania e mbylli vitin me rreth 9 milionë lekë humbje.

    Në fund të vitit 2025, “Top Fruits” kishte 872.6 milionë lekë detyrime, prej të cilave 354.1 milionë lekë ndaj institucioneve financiare.

    Ejup Ahmeti marin gjonaj Top Fruits
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.