Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake, një 50-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Për pasojë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


