Vlora Hyseni “zbuloi” sulmin terrorist në vitin 2016? Prokurori i çështjes zbulon detajet e hetimit
Ish-prokurori Eugen Beçi ka mohuar se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka pasur rol në hetimet që lidhen me një sulm të planifikuar ndaj ndeshjes Shqipëri-Izrael në vitin 2016.
Në emisionin “Erla Now”, Beçi tha se kishte qenë prokuror i çështjes dhe e njihte me detaje ngjarjen. “Nuk ka lidhje me Vlorën”, deklaroi Beçi, duke shtuar se në hetim kishte pasur bashkëpunim me shërbime partnere, pa dhënë hollësi për shkak të natyrës së klasifikuar të informacioneve.
“Historia është që prapa atij hetimi, prapa gjithë asaj çështjeje ka… sepse po më mbahet pak goja, sepse janë disa informacione shumë sekrete, por nuk ka lidhje me Vlorën! Nuk ka lidhje me Vlorën! Ka shërbime partnere shumë më të larta se…”, tha Beçi.
Në nëntor 2016, ndeshja kualifikuese për Botërorin mes Shqipërisë dhe Izraelit u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për arsye sigurie. Policia e Kosovës deklaroi në atë kohë se kishte parandaluar një plan sulmi që përfshinte edhe ndeshjen, ndërsa u kryen arrestime në disa vende të rajonit
Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje për përplasjen me Trumpin
Masa e sigurisë për shefen e SHISH, Berisha: Rama po përpiqet ta minimizojë çështjen
- 20:48 Vijon protesta në Tiranë në ditën e 116-të, nesër tubim para Kuvendit
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet