Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë
Ish-kreu i SHISH Vlora Hyseni është vetëdorëzuar në kufirin e Kosovës. Mediat e Kosovës sapo kanë njoftuar ndalimin e saj teksa kthehej nga një udhëtim në Baku.
Hyseni ndodhej jashtë vendit në momentin kur SPAK dhe GJKKO ndërmorën veprimet ndaj saj. Gjatë paradites u raportua se ajo ndodhej në Baku, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve informative. Për këtë arsye, masa e sigurisë nuk ishte ekzekutuar në momentet e para të operacionit.
Më herët, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, kishte caktuar ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi”, ndërsa ajo u pezullua nga detyra si drejtuese e SHISH. Sipas SPAK, Hyseni është nën hetim për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Hetimi është pjesë e një fraksioni të dosjes që lidhet me biznesmenin Ergys Agasi. Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Në të njëjtin operacion janë kryer kontrolle në disa ambiente dhe banesa, përfshirë banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
SPAK dyshon se Hyseni ka përkrahur autorin e krimit dhe ka nxjerrë të dhëna sekrete shtetërore. Sipas raportimeve, hetimet e reja ndaj saj janë zhvilluar pas administrimit të materialeve të sekuestruara gjatë hetimit të Ergys Agasit, përfshirë të dhëna nga pajisje elektronike dhe materiale të tjera të mbledhura nga prokurorët.
Hyseni nuk ka pasur urdhër-arrest në Kosovë dhe është dorëzuar tek autoritetet shqiptare në momentin e kalimit të kufirit në Vërmicë
Hyseni u emërua në krye të SHISH në vitin 2023, pasi më herët kishte shërbyer në strukturat e inteligjencës në Kosovë. Ajo ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama për drejtimin e institucionit dhe më pas mori detyrën si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja