Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pasi SPAK caktoi arrest shtepie per Vlora Hysenin, drejtoreshen e SHISH, tashme te shkarkuar, duke ngritur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me anë të nje postimi në Faceboook, Këlliçi shprehet se arrestimi i kreut të SHISH, hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe publikimi i përgjimeve kanë krijuar një krizë të rëndë besimi ndaj institucioneve.
Këlliçi ia atribuon përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se Rama ka përzgjedhur dhe promovuar personat që kanë mbajtur poste të rëndësishme në këto institucione.
Reagimi i plotë:
Kush i beson më Shqipërisë, me këtë Kryeministër, me këta drejtues?!
Me kreun e SHISH në arrest për pëkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje informacioni, me Ministrin e Mbrojtjes nën dyshime serioze dhe përgjime të bëra publike për trafik armësh dhe vegël e njeriut të punëve të pisëta, Ron Yeffet, me drejtues policie nën kontroll e hetim, me AKSH-in grup të strukturuar kriminal, siguria jonë kombëtare nuk ka qenë kurrë kaq e shpartalluar!
Kolonat që mbajnë shtetin janë goditur rëndë dhe pa mundësi rikuperimi. Kemi të bëjmë me institucione të paralizuara.
Jo vetëm nuk përmbushen funksionet kryesore, por skandalet e inkriminimit kaq të madh, kanë shkaktuar një krizë të fortë besimi në shoqëri e më tej.
Cili qytetar mund t’i besojë më SHISH apo Policisë së Shtetit, apo autoriteteve, kur del se krerët e këtyre sektorëve i shërbejnë krimit?!
Cili partner, vend anëtar i NATO apo dhe më gjërë mund t’i besojë qeverisë shqiptare dhe Tiranës në këto kushte?!
Me kreun e Shërbimit Sekret të arrestuar, me Ministrin e Mbrojtjes të implikuar, me Edi Ramën që ka marrë, përzgjedhur e promovuar këta njerëz në këto detyra e që sot nuk mban asnjë përgjegjësi.
Dëmi është shumë i madh. Si në zhvillimet e brendshme ashtu dhe në raportet me partnerët.
Kjo qeverisje, ky Kryeministër nuk mund të vijojnë më. Duhet zgjidhje urgjente politike që Shqipëria të kthehet në shinat e normalitetit.
Qeveri teknike, zgjedhje të reja!














