Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është përdorur për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës gjatë kohës që drejtonte SHISH.
“Unë ndjej keqardhje të thellë që sot ky Shërbim, me një trashëgimi të pamohueshme të çmuar në bashkëpunim ndërkombëtar, por edhe në fushën e sigurisë, bëhet objekt i një turpërimi botëror për shkak të Edi Ramës, që merr një njeri jashtë të gjitha kritereve, të shkarkuar nga një qeveri, të cilën e ka përdorur për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. Po ka implikime gjithashtu edhe në Maqedoni”, u shpreh Berisha.
Ai iu referua edhe zhvillimeve të fundit ndaj Hysenit, ndaj së cilës SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Berisha u bëri thirrje punonjësve të Shërbimit Informativ që të ruajnë integritetin institucional.
“Unë ndjej keqardhje të thellë që sot ky Shërbim, me një trashëgimi të pamohueshme të çmuar në bashkëpunim ndërkombëtar, por edhe në fushën e sigurisë, bëhet objekt i një turpërimi botëror për shkak të Edi Ramës”, deklaroi ai.














