• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit, kur drejtonte ARRSH-në hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera

15:15 : 23/09/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Disa drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar për abuzime të shumta me detyrën, duke i shkaktuar arkave të shtetit dëme shumë të mëdha.

Me apo pa dashje, telefoni i ish-drejtorit Evis Berberi ka zbuluar prova të shumta për Prokurorinë e Posaçme, prova që vijojnë të dalin, duke implikuar një mori zyrtarësh që paracaktonin tenderat me shumë zero.

Nëse Berberi, Balluku, Gjyli e Elezi janë marrë të pandehur, një ish-drejtor po vijon të kacafytet nga njëra anë në tjetrën, duke tentuar që t’i shpëtojë “kthetrave” të drejtësisë, pavarësisht se ka një “mal” me prova që e implikojnë në shumë procedura. Bëhet fjalë për Ergys Verdhon, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptarë, ndërkohë më parë ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Verdho u katapultua nga bizneset private në majën e institucioneve me shumë lekë, madje ai është një nga njerëzit më të besuar të ish-zv.kryeministres, pasi në të gjitha emërimet që i janë bërë “bekimin” dhe urdhrin e ka dhënë Belinda Balluku. Vox News ka analizuar disa dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, tendera, akte noteriale e vendimmarrje të tjera, disa prej të cilave do të flasim në vijim, të cilat hedhin dritë se Verdho ka të njëjta veprime si Berberi.

Për kujtesë, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, është nën akuzë dhe i arrestuar, ku një nga episodet lidhet me favorizimin e ish-firmës së tij, në disa procedura tenderuese. Ndërkohë që Verdho është treguar pak më dinak, pasi ai nuk i dha tendera firmës së tij, por i mori nga “shokët” apo pasardhësit e tij në detyrë. Gjatë kohës që u emërua drejtor i ARRSH-së, hapi kompani projektimi dhe ndërtimi, ku kishte në pronësi 50 % të aksioneve të kompanisë “V&CE studio”.

Lexo edhe:

Hetimet e SPAK/ Tomorri: Temperatura ka ndryshuar! Balluku s’është më e fuqishme si më parë

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

Faksimile: Akti i themelimit të kompanisë “V&CE studio”, dikur në pronësi 50 % të Ergys Verdhos

Vox News ka mësuar se Verdho u emërua si punonjës në ARRSH-së në vitin 2018, fillimisht duke mbajtur pozicionin e nëndrejtorit. Më pas, në tetor të vitit 2019, u emërua si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në momentin që mori detyrën e drejtorit të ARRSH-së, Ergys Verdho çuditërisht regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një kompani, të quajtur “V&CE Studio”, ku Verdh kishte 50 % të aksioneve dhe 50 % i kishe Ndriçim Allkaj. Firma ka si objekt “vlerësim i pasurive të paluajtshme, projektim në fushën e ndërtimit”.

Pra, një zyrtar i lartë shtetëror i futet me “kokë” biznesit, në një kohë që ligji e përcakton qartë konfliktin e interesit. Ka dyshime se gjatë kësaj kohe, shumë kompani që Verdho u jepte tendera me shumë zero, kontraktonin fiktivisht këtë firmë, ndërkohë që hetimet e Prokurorisë së Posaçme apo të ndonjë organi tjetër ligjzbatues mund të hedhin dritë mbi këtë aferë.

Faksimile: Verdho e shiti firmën në nëntor të vitit 2020, në vlerën e 5 mijë lekëve

Dokumentet e tjera të hulumtuara nga Vox News hedhin dritë mbi një dosje të mirëfilltë, pasi ish-drejtori i ARRSH-së dhe aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, dyshohet se ka favorizuar firmën ku ishte pronar për t’u bërë presion firmave të ndërtimit.

Sipas dokumentit të mësipërm, në datën 24 nëntor 2020, Ergys Verdho i ka lënë me letra aksionet prej 50 % në firmën “V&CE Studio”, duke ia kaluar aksionerit tjetër Ndriçim Allkaj. Vlera e transaksionit është vetëm 5 mijë lekë, çka ngre dyshime të mëdha për veprime fiktive. /VoxNews

Etiketa: arrshErgys VerdhoEvis Berberikompani ndërtimitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimet e SPAK/ Tomorri: Temperatura ka ndryshuar! Balluku s’është më e fuqishme si më parë

22:44 : 14/09/2026
AKTUALITET

Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që i jep mikut të Ronit tenderat e shëndetësisë

15:31 : 11/09/2026
Lajmet e Dites

“Hastoçi” i heshtur, 45 milionë euro tendera “me flamuj të kuq”

11:24 : 11/09/2026
AKTUALITET

Farsa e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes/ Akset e Veriut fitohen me 99% të fondit limit

17:05 : 09/09/2026
AKTUALITET

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve, Sako fiton 15 milionë euro pa garë me 99.99% të fondit limit

14:11 : 09/09/2026
AKTUALITET

E përfshirë në dosjen “5D”/ Entela Kruja (Lleshi), njeriu i paprekshëm i tenderave në Bashkinë e Tiranës

17:58 : 01/09/2026
Para

Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com