Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
    Aktualitet

    Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

    September 23, 2026
    Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

    Gjykata e Posaçme ka hequr masën e sekuestros për disa pasuri të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimit, duke dhënë si argument “mosplotësimin e kushteve ligjore për vazhdimin e saj mbi pasuritë objekt të këtij gjykimi.”

    Konkretisht, janë hequr nga sekuestroja ½ e një karburanti në Lungomaren e Vlorës, një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër dhe një pikë tjetër karburanti në ‘Transballkaniken’ e Vlorës.

    Këto dy të fundit janë të regjistruara në emër të një personi tjetër, Kujtim Selimit.

    Tashmë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara do të njoftojë palët dhe do të ekzekutojë vendimin pas 15 ditëve.

    Pasuritë e Selimit u sekuestruan në vitin 2021 nga SPAK që nga hetimi penal zbuloi të dhëna që 3 ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetutese dhe asaj të Lartë, kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme.

    Më pas, në tetor 2022, SPAK e dërgoi çështjen në gjykatë duke e akuzuar Selimin për deklarim të rremë pasurie. Në 2025, Gjykata e shpalli ish-gjyqtarin të pafajshëm ndërsa Prokuroria e Posaçme e ankimoi çështjen në Apelin e GJKKO që la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

    Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi, u shkarkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, megjithëse shumica e trupit gjykues nuk konstatoi probleme për pasurinë e saj.

    Lexo vendimin këtu

    aktualitet apeli Drejtësia Drejtësia shqiptare GJKKO Gjykata heqja e sekuestros ish-gjyqtar ish-gjyqtari Shkëlzen Selimi lajme Shqipëri pafajësi pasuritë pasuritë e ish-gjyqtarit pasuritë e sekuestruara proces gjyqësor Prokuroria e Posaçme sekuestrimi i pasurive Shkëlzen Selimi shpallja e pafajësisë shqipëri spak vendim gjykate vendimi i GJKKO
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.