Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Kuçovë dhe Moravë
    Aktualitet

    Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Kuçovë dhe Moravë

    September 23, 2026
    Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Kuçovë dhe Moravë

    Dy persona janë arrestuar në Berat, pasi dyshohet se mbanin kanabis për ta shitur pranë shkollave . Gjatë dy fazave të operacionit policor të koduar “Perimetri”, në Kuçovë dhe në fshatin Moravë, u sekuestruan mbi 4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, një shumë parash dhe dy celularë. 3.95 kg kanabis e ndarë në doza u gjenden në banesën e një 46 vjeçari në Kuçovë ndërsa në banesën e një 19 vjeçari në fshatin Moravë u gjetën sërish disa doza kanabisi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e drogës.

    Njoftimi i plotë i Policisë 

    “Finalizohen dy faza të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e 2 tentativave për të shitur doza Cannabisi, në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe në Moravë.

    Sekuestrohen mbi 4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash dhe 2 celularë.

    Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin me vete dhe në banesa sasi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen.

    Si rezultat i shtimit të vigjilencës, pranisë policore, punës operative dhe veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie që cenon sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, pas hetimeve proaktive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. G., 46 vjeç, të cilit, në banesë në Kuçovë, iu gjetën 3.95 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë, në doza), që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Kuçovë;

    Ndërkohë u vu në pranga shtetasi G. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit dhe të DVP Berat, ku gjatë kontrollit iu gjetën me vete dhe në banesë sasi dhe doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.