Mësohet se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u pyet nga SPAK më 18 shtator, pasi në makinën e Agasit te ‘Equos Resort’ u gjetën 9 faqe wordi me të dhëna sekrete të SHISH.
Hyseni e ka pranuar komunikimin me biznesmenin me justifikimin se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH.
Por SPAK thotë se asnjë prej instancave brenda e jashtë SHISH-it nuk ishte njoftuar mbi këtë bashkëpunim të pretenduar./Report Tv


