• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Salvatore alias Shpëtim Aliu, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga Prokuroria e Posaçme si një prej figurave kyçe të trafikut të kokainës, është arrestuar ditën e sotme në Rusi.

SPAK i ka caktuar 51-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Si rezultat i bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Moskës, u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri:

-S. A., 51 vjeç, i kapur në Rusi, të cilit, në muajin qershor, 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me homologët në Moskë, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Lexo edhe:

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Berat, sekuestrohen mbi 4 kg kanabis

Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras /EMRI

Kush është Salvatore alias Shpëtim Aliu?

Salvatore Aliu, i konsideruar si kumbari i grupeve shqiptare të narkotrafikut, dyshohet të ketë pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të siguruara nga aktivitetet kriminale.

Figura kyçe, duket se ka qenë i vëllai, Isa Aliu, i cili ka zyrtarisht 4 kompani të ndryshme të përdorura për investime në blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, troje, apo dhe në ndërtime, edhe hotelesh në zona turistike të vendit.

Salvatore përdorte platformën SKY për komunikimet e tij, ku ai njihej me emra të ndryshëm si Dala, Qero, Qerosi, Viktor, apo Albo Pelon.

Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro. Dy javë më pas, Salvadore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.

Hetimi që çoi në zbulimin dhe identifikimin e Salvatore Aliut, ka nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga policia. Ai, dhe persona me lidhje  familjare dyshohet të jenë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori, drejt vendeve europiane. Në rrjetin ku bënin pjesë dhe të huaj, Salvatore është identifikuar të ketë patur rolin e drejtuesit, duke mbikëqyrur çdo hallkë të trafikut që nga sigurimi i kokainës, te financimi I ngarkesave dhe furnizimi i grupeve të tjera.

Hetimet e SPAK

Në muajin qershor, 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve nga SPAK, gjatë viteve 2019-2021, grupi kriminal i Salvador Aliut ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë.

Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore. Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.

Në njoftimin zyrtar SPAK, thekson se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht.2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë.

Etiketa: arrestimdrogeShpëtim Aliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Berat, sekuestrohen mbi 4 kg kanabis

11:17 : 23/09/2026
AKTUALITET

Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras /EMRI

09:47 : 23/09/2026
AKTUALITET

Po transportonin 6 emigrantë drejt kufirit me Greqinë, arrestohen 2 persona në Vlorë

08:42 : 23/09/2026
AKTUALITET

Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbaixhanin! Misteri i udhëtimit të Vlora Hysenit

22:42 : 22/09/2026
AKTUALITET

Arrestohet në Morinë Vlora Hyseni

19:59 : 22/09/2026
AKTUALITET

Britani/ Nga ëndrra për futboll te burgu, shqiptari dënohet pasi u kap me drogë

20:21 : 21/09/2026
Para

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com