Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndezi zjarr në parcelën e tij në Shijak, flakët u përhapën në tokat përreth, arrestohet 46-vjeçari
    Aktualitet

    Ndezi zjarr në parcelën e tij në Shijak, flakët u përhapën në tokat përreth, arrestohet 46-vjeçari

    September 23, 2026
    Ndezi zjarr në parcelën e tij në Shijak, flakët u përhapën në tokat përreth, arrestohet 46-vjeçar

    Një 46-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se zjarri që ndezi në tokën e tij u përhap në disa parcela pranë banesave në fshatin Rreth të Shijakut. Flakët më pas u përhapën dhe dogjën një sipërfaqe toke të ndarë në parcela, pranë banesave të fshatit.

    Policia u sinjalizua mesditën e djeshme për zjarrin dhe shkoi në vendngjarje duke e arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

    Policia u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, si dhe të denoncojnë rastet e zjarrvënies në numrin 112.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

    Shijak/Zbardhet një rast zjarrvënieje, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, mesditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në disa parcela toke në fshatin Rreth, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.  

    Nga hetimet rezultoi se shtetasi E. M., banor i fshatit Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur në sipërfaqe toke e ndarë në parcela, afër banesave të fshatit.   

    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth, Shijak, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve. 

    Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

    46-vjeçari aktualitet arrestim Arrestohet 46-vjeçari dëme nga zjarri Durrës flakët u përhapën hetim kronika e zezë kronikë lajme Durrës lajme Shijak lajme Shqipëri ndërhyrje e zjarrfikësve ndezi zjarr ngjarje kriminale parcelë policia policia e shtetit Shijak tokat përreth zjarr i përhapur zjarr në parcelë zjarr në tokat bujqësore zjarre në Shqipëri zjarrfikësit zjarrvënie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.