Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ujërat e Paqësorit po ngrohen në nivele rekord, shkencëtarët: mbi 450 mijë vdekje në 6 muajt e ardhshëm nga fenomeni El Niño
    Botë

    Ujërat e Paqësorit po ngrohen në nivele rekord, shkencëtarët: mbi 450 mijë vdekje në 6 muajt e ardhshëm nga fenomeni El Niño

    September 23, 2026
    Ujërat e Paqësorit po ngrohen në nivele rekord, shkencëtarët: mbi 450 mijë vdekje në 6 muajt e ardhshëm nga fenomeni El Niño

    Më shumë se 450 mijë njerëz parashikohet të vdesin nga nxehtësia shtesë që do të sjellë El Niño gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, sipas vlerësimeve të shkencëtarëve të klimës.

    Ky bilanc u shtohet vdekjeve të parakohshme që po shkaktojnë tashmë temperaturat e rritura nga kriza klimatike. Pasojat pritet të ndihen në mbarë botën, nga Indonezia dhe India te Nigeria dhe Shtetet e Bashkuara. Shumë vdekje të tjera priten edhe nga thatësirat, zjarret dhe përmbytjet që sjell El Niño.

    Vdekjet nga nxehtësia janë vlerësuar në nivel rajonal. Studiuesit thonë se parashikimet tregojnë ku mund të merren masa për mbrojtjen e njerëzve dhe shpëtimin e jetëve. Mes këtyre masave janë parashikimet më të mira për vapën, qendrat ku njerëzit mund të strehohen për t’u freskuar, shtimi i personelit në institucionet shëndetësore gjatë periudhave më të nxehta dhe mbrojtja e atyre që punojnë jashtë.

    El Niño që po ngroh aktualisht planetin e kaloi të hënën temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë fenomen, disa muaj përpara kulmit të pritshëm. Nxehtësia është aq më e madhe se gjatë episodeve të mëparshme, sa shkencëtarët e kanë quajtur “marramendëse” dhe të përmasave të një “Goxille». El Niño është një fenomen natyror klimatik, por ngrohja globale mund ta përkeqësojë atë.

    “Shifra prej 451 mijë njerëzish është aq e madhe sa mund të na mpijë, por pas saj janë prindër dhe fëmijë, gjyshër dhe fqinjë, njerëz që shkojnë në punë, kujdesen për familjet dhe jetojnë jetën e tyre”, tha profesori Michael Greenstone, bashkëthemelues i Climate Impact Lab në Universitetin e Çikagos dhe bashkautor i raportit.

    Vlerësimi i vdekjeve mbulon periudhën nga shtatori deri në shkurt 2027, kur përfundojnë parashikimet aktuale të temperaturave. Por nivelet e larta të vdekjeve nga nxehtësia pritet të vazhdojnë deri në qershor ose korrik 2027.

    Vendet që pritet të preken më shumë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm janë Nigeria, Indonezia, Sudani, India dhe Brazili. Shtetet e Bashkuara renditen mes 20 vendeve më të prekura, me 3.500 vdekje shtesë të parashikuara nga nxehtësia. Në një këndvështrim më të gjerë, rajoni i Sahelit në Afrikë dhe Azia Juglindore pritet të goditen rëndë.

    Studiuesit e quajnë këtë El Niño edhe një “kartolinë nga e ardhmja”: ai po i çon temperaturat në nivele që kriza klimatike parashikohet t’i sjellë pas 20 vjetësh.

    “Forcimi i reagimit ndaj emergjencave dhe përqendrimi më i mirë i përpjekjeve tona mund të shpëtojë shumë jetë këtë vit”, tha bashkautorja e raportit, dr. Tamma Carleton, nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley. «Por pas 20 vjetësh, kur temperaturat ekstreme të sotme të bëhen normaliteti i ri, nuk duam të jetojmë në një gjendje të përhershme emergjence. Duhet të mobilizohemi tani për të hartuar, vënë në zbatim dhe vlerësuar mjetet që do të shpëtojnë jetë në vitet e ardhshme.»

    Parashikimet u bënë duke përdorur metoda të shqyrtuara më parë nga ekspertë të fushës, të cilat gjurmojnë muaj pas muaji lidhjen mes temperaturës dhe vdekjeve shtesë nga nxehtësia në 24.378 rajone të botës. Këto të dhëna u ndërthurën me parashikimet për rritjen e temperaturave nga El Niño gjatë muajve në vijim. Si pikë krahasimi u përdor numri i vdekjeve nga nxehtësia në një muaj mesatar gjatë periudhës 1996–2025.

    “Njerëzit kanë qenë në gjendje të parashikojnë kur do të ketë goditje për të mbjellat dhe të japin paralajmërime të hershme», tha Greenstone. “Ky raport i ri hap rrugën për ta bërë këtë për një pasojë edhe më të rëndësishme – do të thosha më të rëndësishmen nga të gjitha – vdekjen” tha Carleton

    Raporti do t’i dorëzohet një reviste shkencore për vlerësim nga ekspertë të tjerë. Megjithatë, Greenstone tha se, për shkak të urgjencës së situatës, “do të kishte qenë e papërgjegjshme ta mbanim të papublikuar”.

    El Niño do të godasë edhe furnizimin me ushqime. Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi në gusht se pasojat e tij mund të shtyjnë rreth 50 milionë njerëz drejt urisë akute dhe të rrisin çmimet. Një El Niño i fuqishëm në vitet 1877–1878 shkaktoi më shumë se 50 milionë vdekje nga thatësira dhe uria, me pasoja të rënda në Indi, Brazil dhe Kinë.

    Profesoresha Friederike Otto, nga Imperial College London, i tha The Guardian të hënën: “Ky El Niño përbën një rishpërndarje të madhe të energjisë në sistemin klimatik dhe është i rrezikshëm, sepse po ndodh në një klimë tashmë shumë më të ngrohtë, të ndikuar nga njeriu”

    “Prandaj, në shumë vende të botës do të shohim temperatura ekstreme të papërjetuara më parë, me të gjitha pasojat e tyre për shëndetin, sigurinë ushqimore dhe mungesën e ujit. El Niño vjen dhe ikën, por për sa kohë vazhdojmë të djegim lëndë fosile, ai ndodh mbi një bazë gjithnjë e më të nxehtë, duke ua bërë komuniteteve shumë më të vështirë përballimin e pasojave” tha Otto. 

    450 mijë vdekje aktualitet alarmi klimatik El Niño fenomeni El Niño katastrofa klimatike klima kriza klimatike lajme botërore lajme ndërkombëtare mjedisi moti ekstrem ndryshimet klimatike ngrohja e deteve ngrohja e oqeaneve ngrohja globale Oqeanet Paqësori parashikime klimatike rreziku klimatik Shkencëtarët temperatura rekord ujërat e Paqësorit vdekje nga El Niño
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.