Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » GJKKO pranon ankimin e banorëve të Rrjollit, SPAK urdhërohet të hetojë projektin “Baks Bay” të “Gener 2”
    Aktualitet

    GJKKO pranon ankimin e banorëve të Rrjollit, SPAK urdhërohet të hetojë projektin “Baks Bay” të “Gener 2”

    September 23, 2026

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ankimin e banorëve të Rrjollit kundër vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin penal të depozituar prej tyre.

    Banorët, të përfaqësuar nga Luçiana Koka, bëjnë me dije se gjyqtarja Flojera Davidhi ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e ngritura në kallëzim.

    Kallëzimi lidhet me projektin “Baks Bay”, i cili po zhvillohet nga kompania “Gener 2”. Banorët kanë ngritur pretendime për parregullsi në dokumentacionin e pronësisë dhe në procedurat e ndjekura për realizimin e projektit.

    Sipas tyre, projekti po ndërtohet në një territor për të cilin pretendojnë se është përfituar në mënyrë të paligjshme. Në kallëzimin penal, banorët kanë ngritur gjithashtu pretendime për falsifikim dokumentesh ndaj Fatmir Shpellzës.

    Ndërkohë, ndaj kompanisë “Gener 2” janë ngritur pretendime për ndërtim të paligjshëm.

    Vendimi i GJKKO-së i hap rrugë nisjes së hetimeve nga SPAK, i cili tashmë duhet të verifikojë pretendimet e ngritura nga banorët dhe rrethanat që lidhen me dokumentacionin e pronësisë, procedurat administrative dhe ligjshmërinë e projektit “Baks Bay”.

    Pranimi i ankimit dhe urdhërimi i hetimeve nuk përbëjnë konstatim të fajësisë për personat apo subjektet e kallëzuara, ndërsa pretendimet e banorëve mbeten për t’u verifikuar nga organet e drejtësisë.

    Baks Bay GJKKO Rrjoli spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.