AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy të arrestuar dhe kontrolle në kompleksin e vilave ku dyshohet se fshihej Agasi

Përveç hetimeve ndaj shefes së shërbimit sekret, Vlora Hyseni dhe ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, SPAK tha se kishte arrestuar një zyrtar të Institutit të Policisë Shkencore dhe një person tjetër për lidhjet me Ergys Agasin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 day më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Përmes një njoftimi të thatë për shtyp, Prokuroria e Posaçme deklaroi të martën se përveç masave të sigurisë për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe kontrollit të banesës së ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dy persona të tjerë u arrestuan për lidhjet me Ergys Agasin.

Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore u arrestua me vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale të “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, ndërsa Emro Sulejmani, një punonjës i agroturizmit “Kodra e Kuajve” u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

SPAK deklaroi se përveç masave të sigurisë ishin kryer kontrolle në një kompleks vilash që ndodhen në kryqëzimin e rrugëve “Durrësi në Shekuj” dhe “Bajram Tusha” në zonën e Shkozetit në Durrës, të cilat zotërohen nga persona të hetuar për krim të organizuar. Në këtë kompleks dyshohet se Ergys Agasi është fshehur përgjatë tetë muajve që ishte në kërkim nga SPAK.

Hetimet që po zhvillohen ndaj Hysenit, Prodës dhe dy personave të tjerë derivojnë nga një tjetër çështje e bujshme e hetuar nga SPAK, që tregon ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, nën drejtimin e dyshuar të Agasit.

Ergys Agasi u ndalua më 26 gusht së bashku me Uljan Shpatarakun, një ish-drejtues i Policisë së Elbasanit.

Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e një grupi të strukturuar kriminal, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.

Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa po fluturonte me një avion të lehtë në një hapësirë ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t dhe u shoqërua nga forcat ajrore derisa u ul në aerodromin e Albertit në rajonin e Somme-s në veri të Francës.

Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme të autoriteteve franceze identifikuan pasuritë e Beqirajt në Francë, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Francës një pjesë të fitimeve të paligjshme me të cilat bleu një kështjellë, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milionë euro i depozitoi në llogari bankare.

Etiketa: AKSHIEmro SulejmaniErgys AgasiFatjon KalluçiIlir ProdaShërbimi Informativ ShtetërorVlora Hyseni
Tjetri
photo 2026 06 02 13 53 06

Rama shkarkon Hysenin, por shmang përgjegjësitë për skandalin në SHISH

mazniku

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

16:11 | 23/09/2026
fabrika dronova 2

Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi

15:08 | 23/09/2026
terry reitke

Eurodeputetja i kërkon qeverisë që të mos zvarrisë ndryshimet në ligjin 21/2024

14:26 | 23/09/2026
‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste

A mund të ndjekim Hungarinë në hetimin e pasurive të zyrtarëve?

12:20 | 23/09/2026
vlora 2

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

06:20 | 23/09/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Rama shkarkon Hysenin, por shmang përgjegjësitë për skandalin në SHISH

16:31 | 22/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.