AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Profil

Kush është Vlora Hyseni, shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
1 day më parë
në Artikull kryesor, Profil
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
2sfl0vq 20230619 175424 190623 5 022 2
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni gjatë një seance të komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare | Foto: LSA

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, u pezullua nga detyra dhe u vendos në “arrest në shtëpi” me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një njoftim zyrtar të martën, SPAK bëri me dije se masat ndaj Hysenit janë marrë në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67 të datës 21 shtator 2026, caktoi ndaj Hysenit masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Hyseni është person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që lidhen respektivisht me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit.

Sipas një burimi në dijeni të çështjes, masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH lidhen me hetimin që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Në të njëjtin procedim, SPAK njoftoi se Gjykata e Posaçme lejoi kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe të një kompleksi vilash në zonën e Shkozetit në Durrës.

Hyseni e drejton SHISH-in që prej prillit të vitit 2023, kur u emërua, jo pa debate, nga kryeministri Edi Rama, për shkak të shtetësisë kosovare dhe një shkarkimi të paqartë nga posti i numrit dy të shërbimit të inteligjencës kosovare.

Karriera në AKI

Vlora Hyseni ka lindur në Kosovë në vitin 1984, mban shtetësi kosovare dhe shqiptare, është diplomuar për drejtësi dhe ka përfunduar studime master në marrëdhënie ndërkombëtare.

Sipas biografisë zyrtare të SHISH, ajo e nisi karrierën profesionale në vitin 2008 në Prishtinë, pranë një organizate ligjore ndërkombëtare amerikane që punonte për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Në vitin 2010, ajo iu bashkua AKI-së, ku ndërtoi pjesën kryesore të karrierës së saj në inteligjencë.

Hyseni mbajti, mes të tjerash, postin e drejtoreshës për marrëdhëniet me jashtë dhe, në shkurt të vitit 2019, u emërua zëvendësdrejtore e agjencisë. Pas largimit të drejtorit Kreshnik Gashi në dhjetor 2020, ajo e drejtoi AKI-në për rreth katër muaj, deri në emërimin e Petrit Ajetit në prill 2021.

Dy muaj më vonë, karriera e saj në Kosovë përfundoi papritur.

Më 30 qershor 2021, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti firmosën shkarkimin e Hysenit nga posti i zëvendësdrejtores.

Vendimi publik nuk jepte një arsye konkrete për largimin.

Ai e detyronte Hysenin të dorëzonte materialet që kishte administruar dhe të ruante informacionet e marra gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht mënyrës se si kishte pasur akses në to. Komunikata kujtonte gjithashtu se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara” përbënte vepër penale sipas legjislacionit të Kosovës.

Por formulimi nuk thoshte se Hyseni ishte shkarkuar për një shkelje të tillë dhe autoritetet kosovare nuk bënë publike një arsye tjetër për vendimin. Kjo paqartësi do ta ndiqte atë edhe në Shqipëri.

Nga Prishtina te zyra e Ramës

Vetëm pak muaj pas largimit nga AKI, Hyseni u shfaq në Tiranë si këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama.

Për rreth një vit e gjysmë ajo qëndroi larg vëmendjes publike, por më 17 mars 2023 Rama njoftoi se ia kishte propozuar Presidentit Bajram Begaj për drejtimin e SHISH. Kryeministri e shoqëroi propozimin me një deklaratë të fortë mbështetjeje personale.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit,” shkroi Rama, duke vlerësuar “përgatitjen e spikatur”, eksperiencën e saj dhe respektin që, sipas tij, Hyseni gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës. Ai i përshkroi këto cilësi si “një garanci të plotë” për reformimin e mëtejshëm të shërbimit shqiptar.

Por propozimi solli menjëherë pyetje për të kaluarën e saj në Kosovë.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i kërkoi Presidentit që, përpara dekretimit, të merrte informacion të plotë nga institucionet kosovare mbi arsyet e shkarkimit.

Bardhi iu referua raportimeve mediatike sipas të cilave largimi mund të lidhej me dyshime për zbulim ose mosruajtje të informacionit të klasifikuar. Ai i cilësoi raportimet “shqetësuese” dhe argumentoi se SHISH nuk duhej të ishte një institucion “nën kontrollin personal të Edi Ramës”.

Më 29 mars 2023, Rama u pyet publikisht nëse Presidenti Begaj po hezitonte ta dekretonte Hysenin dhe nëse, pas kontakteve me kryeministrin Albin Kurti, kishte marrë informacion mbi arsyet e shkarkimit të saj. Rama nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke i cilësuar pyetjet si “thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik”.

Pesë ditë më vonë, më 3 prill 2023, Presidenti Begaj e dekretoi Hysenin drejtuese të SHISH. Sipas Presidencës, ajo u bë drejtuesja e 11-të e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Marrëdhënia e Vlora Hysenit me Edi Ramën

Vlora Hyseni ishte vetëm 38 ose 39 vjeç kur mori drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, një moshë relativisht e re, duke e bërë atë drejtuesen më të re në historinë e SHISH-it.

Që prej emërimit, Hyseni është shfaqur shpesh në krah të Ramës në delegacionet zyrtare jashtë vendit, veçanërisht në vizita me një komponent të fortë sigurie dhe politike të jashtme.

Vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, në korrik 2023, Hyseni ishte pjesë e delegacionit të drejtuar nga Rama në Samitin e NATO-s në Vilnius. Ministria e Mbrojtjes e listonte atë së bashku me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa ajo mori pjesë edhe në takimin që Rama zhvilloi me senatorë amerikanë për situatën në veri të Kosovës.

Prania e saj në aktivitetet ndërkombëtare nuk ka qenë vetëm në funksion të Kryeministrisë. SHISH dokumenton një varg vizitash të Hysenit në Uashington dhe Bruksel, ku ajo është takuar me drejtues të inteligjencës amerikane, të CIA-s dhe të NATO-s. Në vitin 2025, Hyseni mori gjithashtu drejtimin e Komitetit të Inteligjencës Civile të NATO-s, CIC, një pozicion që e vendosi atë në kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës të vendeve aleate.

Hyseni është shfaqur edhe në delegacione zyrtare me një profil më të gjerë politik dhe ekonomik. Në prill 2026, ajo ishte e pranishme në Abu Dhabi në takimin e Kryeministrit me drejtuesin e grupit teknologjik G42, Peng Xiao, në një kohë kur kompania e lidhur me grupin ishte përfshirë në projektin shqiptar “Smart City”. Në takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.

Përfshirja e drejtorit të SHISH-it në delegacione të nivelit të lartë nuk është në vetvete e pazakontë, veçanërisht në NATO apo në vizita ku diskutohen siguria, terrorizmi ose bashkëpunimi mes shërbimeve. Por frekuenca me të cilën Hyseni shfaqet në delegacionet e drejtuara nga Rama e bën marrëdhënien e tyre institucionale dukshëm të afërt.

 

Tjetri
SPAK

Dy të arrestuar dhe kontrolle në kompleksin e vilave ku dyshohet se fshihej Agasi

mazniku

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

16:11 | 23/09/2026
fabrika dronova 2

Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi

15:08 | 23/09/2026
terry reitke

Eurodeputetja i kërkon qeverisë që të mos zvarrisë ndryshimet në ligjin 21/2024

14:26 | 23/09/2026
‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste

A mund të ndjekim Hungarinë në hetimin e pasurive të zyrtarëve?

12:20 | 23/09/2026
vlora 2

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

06:20 | 23/09/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Rama shkarkon Hysenin, por shmang përgjegjësitë për skandalin në SHISH

16:31 | 22/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.