AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Muri mbrojtës politik i Gjermanisë po shembet

Zgjedhjet e ardhshme në Saksoni-Anhalt mund t’i japin partisë së ekstremit të djathtë AfD kontrollin mbi një qeveri landi për herë të parë në historinë e Gjermanisë së pasluftës. Ngritja e saj në pushtet përcjell një mësim thelbësor për demokracitë e tjera: bashkimi i radhëve kundër partive ekstremiste nuk mund të zëvendësojë qeverisjen efektive.

Michael BröningngaMichael Bröning
2 days më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
(2026) afd ulrich siegmund 160704907
Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, gjatë një tubimi elektoral dhe takimit me votuesit në qendër të qytetit të Magdeburgut, në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet parlamentare të vitit 2026 për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt. Foto: Wikimedia Commons.

Më 8 maj 1654, kryetari i Magdeburgut u paraqit para Kuvendit Perandorak në Regensburg me dy hemisfera të zbrazëta prej bakri dhe 30 kuaj. Asgjë nuk i bashkonte dy gjysmat metalike, megjithatë kuajt nuk mundën t’i shkëputnin nga njëra-tjetra. Hemisferat mbaheshin të bashkuara nga vakumi brenda tyre dhe nga pesha e atmosferës përreth. Vetëm pasi u hap një valvul dhe ajri hyri me vrull brenda, sferat u ndanë.

Një tjetër boshllëk pritet të mbushet në Magdeburg, kur landi gjerman lindor i Saksonisë-Anhaltit, kryeqytet i të cilit është Magdeburgu, t’u drejtohet kutive të votimit më 6 shtator. Pritet që rezultati të tronditë skenën politike gjermane dhe të përcjellë një mësim të rëndësishëm për lëvizjet demokratike përtej Gjermanisë: bashkimi i radhëve thjesht për t’i bërë ballë së djathtës ekstreme kthehet në një taktikë të rrezikshme kur ngatërrohet me një strategji.

Në sondazhet e fundit, partia e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) ka arritur deri në 43 për qind, dukshëm përpara Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të kancelarit Friedrich Merz, i cili qëndron në 23 për qind. Kjo i jep AfD-së një mundësi reale për të udhëhequr një qeveri të një landi – diçka që do të ndodhte për herë të parë në historinë e Gjermanisë së pasluftës. Zgjedhjet mund të shënojnë një pikë kthese, duke paralajmëruar fundin e “murit mbrojtës” politik (Brandmauer) të ngritur nga partitë kryesore të vendit për ta mbajtur të djathtën ekstreme jashtë pushtetit.

AfD-ja në Saksoni-Anhalt, e drejtuar nga Ulrich Siegmund, një sipërmarrës 35-vjeçar me një ndjekje jashtëzakonisht të madhe në rrjetet sociale për një politikan në nivel landi, është klasifikuar si parti ekstremiste nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të landit. Në mënyrë ironike, rregullat kushtetuese të hartuara për të parandaluar që parti të tilla të marrin pushtetin mund të rezultojnë në një faktor që ndihmon pikërisht në ngritjen e tyre. Pragu prej 5 për qind i Gjermanisë për hyrjen në parlamentet federale dhe ato të landeve, i cili daton që nga themelimi i Republikës Federale, u vendos për të parandaluar fragmentimin politik – një nga mësimet kryesore të nxjerra nga dështimi i Republikës së Vajmarit. Tani, ky prag mund të lërë jashtë parlamentit Socialdemokratët, të Gjelbrit, Liberalët dhe BSË-në e majtë-nacionaliste, të gjitha parti që në Saksoni-Anhalt luhaten rreth kufirit vendimtar prej 5 për qind. Nëse një numër i mjaftueshëm i tyre nuk e kalon këtë prag, AfD-ja mund të shndërrojë rreth dy të pestat e votave në një shumicë absolute.

Por, edhe nëse këto parti më të vogla arrijnë të hyjnë në parlament, një qeveri e drejtuar nga AfD-ja në Saksoni-Anhalt mund të bllokohet vetëm përmes një qeverie të pakicës ose një koalicioni ideologjikisht të papajtueshëm, që do të bashkonte CDU-në me Linken, partinë antikapitaliste. Një konfigurim i tillë rrezikon të ushqejë narrativën e së djathtës ekstreme se një kartel forcash tradicionale po bashkëpunon për ta mbajtur atë larg pushtetit dhe, me shumë gjasë, do të prodhonte një qeveri të mbështetur mbi pak më shumë se kundërshtimin ndaj një kundërshtari të përbashkët.

Ngritja në pushtet e AfD-së është ushqyer nga një ndërthurje shqetësimesh të përhapura lidhur me emigracionin dhe çështjet e sigurisë që lidhen me të, rritjen e kostove të energjisë dhe reagimin kundër çështjeve kulturore të perceptuara si progresiste, nga çështjet gjinore te përdorimi i gjuhës. Në Saksoni-Anhalt, programi i partisë është i drejtpërdrejtë. Ai paralajmëron për “plakjen dhe zhdukjen e popullit gjerman” dhe bën thirrje për ndalimin e flamurit ylber në ndërtesat shkollore, vendosjen e një moratoriumi për zgjerimin e energjisë së erës dhe krijimin e patrullave vullnetare të qytetarëve. Siegmund i referohet shpesh “remigrimit” dhe e ka bërë heqjen e transmetimit publik nga shërbimet mediatike një nga çështjet e tij kryesore. Sipas tij, arsimi i detyrueshëm përbën problem, ndërsa Rusia e Vladimir Putinit mund të jetë një partnere e mundshme.

Dhe Saksoni-Anhalti mund të jetë vetëm fillimi. Me rreth 28 për qind mbështetje, AfD-ja është aktualisht partia më e fortë në sondazhet në nivel kombëtar. Numri i anëtarëve të saj po rritet me shpejtësi, ndërsa pothuajse gjysma e gjermanëve tani thonë se nuk kanë frikë nga kjo parti. Vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, pritet që AfD-ja të dalë e para në zgjedhjet e landit të Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore dhe të shënojë një rezultat të fortë edhe në Berlin.

Për partitë tradicionale të Gjermanisë, përjashtimi i deri në një të tretës së elektoratit nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Por as alarmizmi nuk është zgjidhja. Një kopertinë e kohëve të fundit e Der Spiegel, të përjavshmes më me ndikim në Gjermani, shfaqte fotografinë e identifikimit policor të Siegmundit nën titullin “Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”. Siegmund, me sa duket i kënaqur nga kjo vëmendje, ka shpërndarë kopje të nënshkruara, duke e shndërruar kopertinën në një mjet fushate.

Gati 400 vjet më parë, eksperimenti i hemisferave të Magdeburgut dëshmoi forcën e jashtëzakonshme që krijohet nga vakumi. Brandmauer funksionon mbi një parim të ngjashëm, duke synuar të frenojë një forcë kundërshtuese duke e mbajtur atë jashtë qeverisjes. Por përjashtimi nuk mund ta zëvendësojë qeverisjen efektive dhe boshllëqet mbushen shpejt sapo hapen valvulat.

E njëjta gjë vlen edhe për vende të tjera evropiane. Në Francë, partitë tradicionale u bashkuan për ta mbajtur të djathtën ekstreme larg pushtetit në zgjedhjet legjislative të vitit 2024, por nuk arritën të krijonin një qeveri të qëndrueshme. Ndërkohë, cordon sanitaire politik i Belgjikës nuk e ka ndalur rritjen e partisë nacionaliste Vlaams Belang. Në Holandë dhe Suedi, po ashtu, vitet e distancimit dhe izolimit të së djathtës ekstreme nuk e penguan zgjerimin e bazës së saj elektorale.

Ajo për të cilën ka nevojë demokracia liberale sot nuk janë mure më të forta kundër forcave politike që sfidojnë rendin ekzistues, por një shtet që i përmbush premtimet e tij themelore: një politikë migracioni që nuk karakterizohet as nga mizoria e shfaqur për efekt politik, as nga iluzionet se problemet mund të zgjidhen thjesht duke i dëshiruar ndryshe; një politikë energjetike që i mundëson prodhimit industrial të zhvillohet, në vend që ta dobësojë atë; dhe reforma që krijojnë vrull ekonomik, në vend që ta frenojnë atë përmes rregullimit të tepruar.

Në vitin 1654, dy hemisfera prej bakri dhe 30 kuaj u dëshmuan princërve të mbledhur të Perandorisë së Shenjtë Romake fuqinë e presionit atmosferik. Këtë muaj, Magdeburgu mund të dëshmojë edhe një herë fuqinë e presionit atmosferik. Pyetja nuk është më nëse vakumi do të mbushet, por nëse ai do të mbushet nga zemërimi dhe pakënaqësia, apo nga kompetenca, aftësia për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe integriteti.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Germany’s Political Firewall Is Crumbling

Etiketa: AfDGjermaniaUlrich Siegmundzgjedhje
Tjetri
215500 tiny

Në Mal të Zi, nxënësit përdorin IA-në për detyrat e shkollës, por a ka rregulla?

mazniku

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

16:11 | 23/09/2026
fabrika dronova 2

Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi

15:08 | 23/09/2026
terry reitke

Eurodeputetja i kërkon qeverisë që të mos zvarrisë ndryshimet në ligjin 21/2024

14:26 | 23/09/2026
‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste

A mund të ndjekim Hungarinë në hetimin e pasurive të zyrtarëve?

12:20 | 23/09/2026
vlora 2

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

06:20 | 23/09/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Rama shkarkon Hysenin, por shmang përgjegjësitë për skandalin në SHISH

16:31 | 22/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.