Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Më shumë se dy dekada pas krijimit të saj, Karta e Adriatikut mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë rajonale dhe e bashkëpunimit euroatlantik.
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, të organizuar nën kryesimin e Kroacisë. Në ndërhyrjen e tij, ministri theksoi nevojën për forcimin e këtij mekanizmi përballë sfidave të reja të sigurisë dhe për një bashkëpunim rajonal më gjithëpërfshirës, duke kërkuar përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës.
“Kërkesa e Kosovës për anëtarësim ka mbetur në pritje për një kohë tepër të gjatë. Përparimi në këtë çështje do të forconte kohezionin rajonal dhe aftësinë tonë kolektive për të përballuar sfidat e përbashkëta të sigurisë”, u shpreh ministri Hoxha.
Më shumë se dy dekada pas krijimit të saj, Karta e Adriatikut mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë rajonale dhe e bashkëpunimit euroatlantik. Ministri vuri në dukje se kërcënimet kibernetike, siguria energjetike dhe manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion (FIMI) kërkojnë rritjen e efektshmërisë së Kartës, krahas thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit rajonal në tërësi.

Duke u ndalur te rëndësia e gjithëpërfshirjes, ministri theksoi se siguria në Ballkanin Perëndimor kërkon edhe integrimin e plotë të të gjitha vendeve dhe shoqërive të rajonit në mekanizmat e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët.
“Stabiliteti afatgjatë mund të arrihet vetëm kur të gjitha vendet dhe shoqëritë e rajonit të jenë plotësisht të integruara në kuadrin e bashkëpunimit, sigurisë dhe përgjegjësisë së përbashkët, mbi të cilin mbështetet e ardhmja jonë”, theksoi ai.
Ministri Hoxha nënvizoi se një Kartë e Adriatikut më e hapur, më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse, e aftë t’u përshtatet sfidave të reja, i shërben një Ballkani Perëndimor më të sigurt dhe të ardhmes së përbashkët euroatlantike./Dosja.al
Tedi Blushi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka dërguar një kërkesë z...
Një protestë e studentëve në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Partia Demokratike e Kosovës (PDK...
Ferit Hoxha dhe Dame Karen Pierce SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju Jork të Shteteve t&e...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit të PD se do kërkojnë dorëheqjen ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një specialist i IT-së në Shërbimin Informativ të Shtetit k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shefja e SHISH në ligje është përgjegjëse dir...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur në funksion të kar...
TIRANË- Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar goditjen e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Duke folur në Komisionin e Li...