Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dje RENEA e BKH i rrethuan shtëpinë në Shkozet, sot Visi i Pojës dhe Banda duhet të përballen në mungesë në GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Dje RENEA e BKH i rrethuan shtëpinë në Shkozet, sot Visi i
Elvis Doçi

Ditën e djeshme RENEA dhe BKH i rrethuan shtëpinë në Shkozet të Durrësit, por sot Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, ka një tjetër përballje në GJKKO në orën 11.00.

Sipas informacionit të gjykatës pritet të ketë shqyrtim në çështjen në ngarkim të tij për trafikim të lëndëve narkotike, së bashku me një grup prej 24 anëtarësh. SPAK mbylli hetimet për grupin në të cilin përfshiheshin disa persona duke vendosur mbi ta akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

SPAK në majin e këtij viti, kur çoi çështjen për gjykim tha se janë sekuestruar rreth 3000 kg kokainë, rreth 700 kg kanabis në disa episode. Gjatë ekzekutimit të operacionit atë kohë, pavarësisht se u dhanë 24 urdhër arreste, vetëm 10 arritën të ekzekutoheshin. Të tjerët, duke përfshirë edhe Visin e Pojës, nuk u gjendën në banesë. Gjatë ekzekutimit të operacionit u sekuestruan edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.

Personat që do të duhet të paraqiten sot si të pandehur në gjykatë, edhe pse nuk gjenden nga policia janë:

Elvis Hysen Doçi, Indrit Hilmi Tafili, Ogert Janaq Shqevi, Artan Bardhok Sulejmani, Orges Ali Molla, Sueld Lulzim Elezi, Genti Gani Nderjaku, Hasan Gani Nderjaku, Altin Xhavit Morina, Rando Skender Aliu, Musa Ismail Korça, Alfred Besim Hysa, Altin Mhill Pjetri, Ligor Sotir Çombashi, Edmond Leke Çupi, Emri Shukri Hysenaj, Artur Xhavit Shkoza, Sokol Baftjar Isteri (Tatani), Ervin Zija Zeqiri, Gezim Lulezim Thartori, Ledio Kujtim Bardhi, Juxhin Nazmi Drazhi, Erind Skender Lasku, Nexhmedin Ferjat Danaj.

Në 21 maj të vitit të kaluar, kur u ndërmor edhe operacioni, u vendos sekuestro për miliona euro pasuri, përfshirë 2 kompani ndërtimi, 4 restorante luksoze, 1 agjenci imobiliare, 1 televizion në Vlorë, të dyshuara se ishin financuar nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ndërkohë, në vendin fqinj janë sekuestruar 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 makina.

Elvis Doçit vazhdojnë ti mbeten të bllokuara pasuritë e mëposhtme:

Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçidhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;

Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror Elvis Doçi;

Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror Elvis Doçi;

Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror Elvis Doçi;

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese