Foto nga zjarri ne Llaman
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Ku sipas raportimeve flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe për shkak të favorizimit nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në terren.
Fatmirësisht për momentin nuk paraqitet rrezik për banesat, teksa forcat zjarrfikëse ndodhen ën terren dhe po punojnë për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e rënies së zjarrit, teksa pritet të zbulohen më shumë detaje në orët në vijim.
video credits © Vna.al
Sondazh
Poll

