Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një ditë pas goditjes së SPAK ndaj SHISH-it, demokratët mblidhen në seli, Berisha thërret Kryesinë e re

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pas goditjes së SPAK ndaj SHISH-it, demokratët
Selia blu

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re, Sekretariatin e ri të dalë nga zgjedhjet e muajit korrik si dhe grupin parlamentar.

Mbledhja vjen një ditë pas zhvillimeve të fundit ku Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi masa sigurie për ish-drejtoreshën tanimë të SHISH, Vlora Hysenin, e cila akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit”.

Si rrjedhojë në qendër të diskutimeve të mbledhjes pritet të jetë ky aksion i SPAK dhe vendimi që demorkatët do të mbajnë.

Një qëndrim paraprak e mbajti një ditë më parë vetë ish-kryeministri Sali Berisha i cili u ndal te marrëdhënia që Hyseni kishte me biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas asaj që Berisha tha, Agasi, i cili prej muajsh ishte në kërkim dhe akuzohet nga SPAK për aferën e AKSHI-t, darkonte në mes të Tiranës së bashku me Hysenin, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi bashkëpunimin e tyre.

“E kam denoncuar që në atë kohë Vlora Hyseni ishte një bashkëpunëtore e turpshme e Ergys Agasit dhe bandave të tjera. Por një gjë duhet ta dinë shqiptarët, SHISH i cili për hir të vërtetës paguhet dhe ka detyra të mbikëqyrë veprimtarinë e dyshimta të cilido në rastin e drejtorit të vet ishte sy mbyllur  komplet. Symbyllur komplet. Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar para jush dhe publikut she shërbim informativ e kontrollonte Ergys Agasi, Tani...se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën është një lokal aty afër shtëpisë time të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Pra, nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo jo në mes të Tiranës i kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë me njëri-tjetrin. Ky bashkëpunim i SHISH me krimin dëshmon se në Shqipëri padrino vendosi sistemin e kontrollit kriminal në çdo institucion dhe qelizë të këtij vendi”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese