Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

SPAK “godet” Vlora Hysenin!

Shkruar nga Newsbomb
SPAK “godet” Vlora Hysenin!

Pak orë pasi SPAK doli me një komunikatë zyrtare ditën e djeshme ndaj shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit për të cilën kërkoi "arrest në shtëpi", Vlora Hyseni u vetëdorëzua në Policinë e Kosovës.

Referuar komunikatës zyrtare të SPAK, për Vlora Hysenin janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, për përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasi, në mënyrë që ai t'i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, si dhe Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, dhënia e informacioneve të konsideruara sekret ndaj personave të tretë, sërish në këtë rast Ergys Agasi.

Forcat Speciale RENEA u angazhuan me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, bashkë me strukturat e tjera të Operacionale, në mbështetje të një operacioni të gjerë që SPAK dhe BKH-ja ndërmorën në orët e para të mëngjesit të kësaj të së martës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, agjentët e BKH-së nuk e kanë gjetur Vlora Hysenin në shtëpi. Po ashtu një zhvillim i rëndësishëm ka qenë dhe paraqitja në SPAK e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. Ilir Proda u pa teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku dhe u mor në pyetje pas kontrolleve që u kryen në banesën e tij.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese