Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Behgjet Pacolli publikon FOTO me dy miqtë e tij nga Nju Jorku, por puna që ata bëjnë mund ta ndihmojë shumë për Aeroportin e Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Behgjet Pacolli publikon FOTO me dy miqtë e tij nga Nju Jorku, por puna
Behgjet Pacolli me Michael Curto dhe Luka Mišeti?

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përmes një shënimi ië rrjetet sociale, tregon se është takuar në Nju Jork me dy miqtë e tij Michael Curto dhe Luka Mišetić.

"Një takim pune produktiv në zyrat e Squire Patton Boggs në New York, së bashku me miqtë dhe kolegët e mi të nderuar, Michael Curto dhe Luka Mišetić. Mirënjohje e sinqertë për ta dhe për të gjithë kolegët tanë, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar", shkruan ai.

Mirëpo, dy personazhet që shfaqen në fotografi me miliarderin shqiptar nga Kosova dhe zyra ku ata ndodhen nuk janë krejt rastësore dhe as njerëz pa influencë.

Squire Patton Boggs është një firmë ligjore ndërkombëtare me mbi 40 zyra në 20 vende, një nga më të mëdhatë në botë për nga numri i përgjithshëm i punonjësve dhe të ardhurat bruto, si dhe aktualisht ndër firmat më të mëdha të lobimit në botë.

Michael Curto është një drejtues afatgjatë i Squire Patton Boggs, duke shërbyer në disa role drejtuese në të gjithë firmën, ndërsa Luka Misetic është një avokat ndërkombëtar me përvojë të gjerë para tribunaleve ndërkombëtare.

Miliarderi Behgjet Pacolli është në konflikt me qeverinë shqiptare për Aeroportin e Vlorës, pasi pretendon se shkëputja e kontratës koncesionale është e njëanshme dhe ai ka vënë në lëvizje Arbitrazhin e Londrës, i cili ka urdhëruar MIE-n të mos vazhdojë procedurat.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese