Arrestohet në Rusi “koka” e trafikut ndërkombëtar, kush është Salvatore Aliu, i shpallur në kërkim nga SPAK

Policia shqiptare ka njoftuar mbrëmjen e sotme se është arrestuar në Rusi 51-vjeçari Shpëtim Aliu, alias Salvatore Aliu.
Ndaj 51-vjeçarit, GJKKO-ja kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“S. A., 51 vjeç, i kapur në Rusi, të cilit, në muajin qershor, 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kush është Salvatore AliuSalvadore Aliu konsiderohet njeriu i cili koordinonte grupet shqiptare të narkotrafikut në Evropë dhe në Ameriëkln latine.
Ai dyshohets e ka pastruar mbi 30 milionë euro në Shqipëri, përmes kompanive të të vëllait Isa Aliu, i cili operon në fushën e pasurive të paluajtëshme.
Salvadore, ashtu si dhe drejtuesit e tjera të grupeve kriminale përdorte platformën SKY për komunikimet e tij, ku ai njihej me emra të ndryshëm si Dala, Qero, Qerosi, Viktor, apo Albo Pelon.
Hetimi që çoi në zbulimin dhe identifikimin e Salvadore Aliut, ka nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga policia.
Ai, dhe persona me lidhje familjare dyshohet të jenë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori, drejt vendeve europiane.
Në rrjetin ku bënin pjesë dhe të huaj, Salvadore është identifikuar të ketë patur rolin e drejtuesit, duke mbikëqyrur çdo hallkë të trafikut që nga sigurimi i kokainës, te financimi I ngarkesave dhe furnizimi i grupeve të tjera.




