Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nga e hëna nuk marrin pjesë as në masat e sigurisë në GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nga e hëna nuk
GJKKO

Përplasja mes avokatëve dhe GJKKO-së për rregulloren e re në sallat e gjyqit ka sjellë një tjetër përshkallëzim të situatës. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur që, krahas bojkotit të gjyqeve, nga e hëna avokatët të mos marrin pjesë as në seancat ku shqyrtohen masat e sigurisë në GJKKO.

Vendimi vjen pasi sipas avokatëve Gjykata e Posaçme nuk është tërhequr nga rregullorja e re, e cila përcakton kufizime për avokatët gjatë qëndrimit në sallat e gjyqit, përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë.

Për Dhomën e Avokatisë, kjo situatë nuk mund të mbetet vetëm në kuadër të bojkotit të seancave gjyqësore. Për këtë arsye, masa e re shtrihet edhe te seancat për caktimin e masave të sigurisë, të cilat deri më tani nuk ishin përfshirë në bojkot.

 “Nga e hëna nuk shkojmë as për masat e sigurisë në GJKKO”, është qëndrimi i bërë publik nga përfaqësuesit e avokatëve.

Në të njëjtën kohë, Dhoma e Avokatisë ka deklaruar se do të mbulojë edhe gjobat e vendosura ndaj avokatëve në kuadër të kësaj përplasjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese