“Çfarë na bëre o Zot”. Ky është një prej disa mesazheve që Vlora Hyseni, drejtuese e SHISH I dërgonte shtetasit Ergys Agasi kur ky ishte në kërkim nga policia e SPAK për çështjen penale në ngarkim të tij.
Vlora Hyseni, dukej sipas komunikimeve se kishte një lidhje të vazhdueshme, miqësore e shumë dashamirëse me Ergys Agasin. Nëpër telefona, kishte mesazhe keqardhjeje për situatën e krijuar me Gysin, duke pretenduar se do t'ia dalin edhe këtë herë.
Në 22 gusht, ne kulmin e vapës e pushimeve, Vlora I jep kurajo Ergysit duke I thënë se do ta kalojnë këtë situatë.
“Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi”.
E në numrin shumës, “të gjithë ne”, Vlora I shkruan Ergysit se duhet të koncentrohen te halli I tij, jo tek hallet e Shqipërisë apo Kosovës apo rajonit, siç në fakt duhet të bëjë një shefe e shërbimit informativ.
“Zemër thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne” I shkruan ajo nga një numër me prefiksin e Kosovës.
Ndërkohë më vonë I shkruan se do të shkojë te kryeministri. Nga mënyra sesi shprehet për Kryeministrin, “nuk rri shumë me atë”, duket se e ka në formë bezdie, ndoshta duke menduar se Kryeministri e ka shitur Gysin. “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”, shkruan ajo.
Thashethemit të ndryshimeve në qeveri, që përfshiu gjithë skenën politike e mediatike në fund të gushtit, nuk I shpëton as Vlora, dhe për këtë, I raporton Ergysit, sikur e di çka ka në mend Rama.
“Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, thuhet në dosjen hetimore, duke nënkuptuar një aleancë mes këtyre dy personazheve politikë.
