Kostot e larta, 8% e shqiptarëve nuk kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjeksore

23 Shtator 2026 | 14:27

8% e popullsisë shqiptare mbi 16 vjeç nuk ka kryer një ekzaminim të nevojshëm mjeksor përgjatë vitit 2024, si pasojë e kostos së lartë.

Të dhënat e fundit të Eurostat mbi shërbimin shëndetësor, sipas vetëraportimeve të qytetarëve e rendit Shqipërinë të dytën pas Greqisë, ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%.

Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenca është e madhe. Në vitin 2025, pamundësia për të përballuar financiarisht ekzaminimin prekte 2.5% të popullsisë në Letoni, 2% në Rumani, 1.9% në Francë dhe 1.6% në Itali.

Përvec kostos pacientët shqiptarë kanë listuar dhe një sër arsyesh të tjera që I kanë penalizuar për të realizuar ekzaminime shëndetësore që ju nevojiten.

1.5% deklaruan se nuk kishin marrë ekzaminimin për shkak të listës së pritjes dhe 0.2% për shkak se shërbimi ndodhej shumë larg. Të tria së bashku përbënin 9.8% të popullsisë.

2% e popullsisë mbi 16 vjeç ka deklaruar se nuk e kishte kryer ekzaminimin sepse kishte preferuar të priste për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë. Ndërkohë që mungesa e kohës ishte gjithashtu një pengesë e rëndësishme. Rreth 1.8% e popullsisë deklaroi se nuk kishte pasur kohë për të kryer ekzaminimin,

Edhe pse të rralla por ka raste kur frika nga përgjigjet I lë disa paciente pa ekzaminime.

0.2%, e qyetarëve kanë deklaruar si arsye frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, ndërsa 0.1% raportoi se nuk njihte një mjek ose specialist të mirë.  Të gjithë këta faktorë kanë bërë që shumë qytetar të mos marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor në kohë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një...
20:28 | 23/09/2026

Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues

Administrata Tatimore po vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin...
18:12 | 23/09/2026

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos

Është ndaluar këtë të mërkurë nga AMP një punonjës policie në Klos, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas njoftimit të AMP-së, punonjësi...
17:46 | 23/09/2026