Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës është konstituar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetues. Gjithashtu, ka konstatuar se afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor.
Kushtetuesja në vendimin e saj ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas afatit prej 30 ditëve, por ka thënë se kalimi i 30-ditëshit për konstituim ka për pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, kur posti i presidentit është vakant dhe për zgjedhjen e Qeverisë.
Ndërkohë, Gjykata ka thënë se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radha e grupit të dytë më të madh parlamentar, pra të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Të konstatojë që vendimi i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kushtetuesja në njoftimin e vendimit ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit
Kreu i AAK pas vendimit të Kushtetueses në Kosovë: Vendi shkon në zgjedhje
Kurti takim me të dërguaren britanike për Ballkanin Perëndimor, në fokus dënimet e ish-krerëve të UÇK
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja